2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dacic sërish provokon: Nuk jep Hashim? Jep, jep…

Më të lexuarat

Kryeministri serb, Ivica Dacic, thotë se tha Hashim Thaçi tashti është në pozitë në të cilën ishte Slobodan Milosevici (krimineli dhe ish presidenti i të ashtuquajturës Jugosllavi) gjatë bisedimeve për Kosovën në Rambouillet.

“Nuk jep kurrgjë? E valla ke me dhanë. Atë që e ke kërkuar në Rambouillet, tash serbët e Kosovës e kërkojnë nga ti”, ka thënë Dacici.

Në pyetjen nëse deri në dhjetor – kur është planifikuar takimi tjetër me Thaçin – do të ketë rezultate konkrete në terren, Dacic tha se nuk po shkon në bisedimet “për t’ia dorëzuar Thaçit Kosovën, por që ta zgjidhin problemin”.

Ai shton se janë marrë vesh që disa gjëra të përshpejtohen, “që të përshpejtohen negociatat”, por ai nuk e di se kur do të ndodhë kjo.

“Mendoj se në këtë moment këtë nuk e di as Catherine Ashton”, shton Dacici.

“Ne e kthyem Serbinë në lojë, ku është lojtar, e jo spektator. Hajt të vendosim për Kosovën. Gjithmonë kemi humbur dhe kjo nuk është e lehtë, prandaj kemi nevojë për një politikë të mençur”, tha kryeministri serb për RTS.

Sipas tij, Serbia ka bërë politikën që e ka larguar vendin nga ruajtja e interesit nacional në Kosovë.

“Dhe tash, shihe Kushtetutën?! Shkruan që Kosova është Serbi, po ku është kjo në jetën reale. Jeta është ndryshe. Unë i thash Thaçit se nuk do ta lejoja këtë po të isha unë president atëherë kur ishte Milosevici. Ne gjithmonë ëndërrojmë për aleatë të fortë. E s’ka gjë nga kjo. Realiteti është se serbë në Kosovë ka çdo herë e më pak”.

Ai thotë se rrëfimi i statusit Kosovës është i tillë që Serbia duhet ta imponojë, sepse në Evropë këtë e çështje e marrin të përfunduar.

“Pasojë e politikës që bazohej në mungesë bisedimesh ishte shpallja e njëanshme e Pavarësisë së Kosovës. Nëse dikush Thaçit do t’ia propozonte ndarjen e Kosovës, do ta pranonte duke kënduar. Tash është ndryshe. Ne kurrë nuk kishim aleatë. Kurrë nuk kanë mbështetur deri në fund”.

Dacici tha se kjo është kohë historike që të zgjidhet “çështja e Kosovës” sipas interesit serb dhe se për të kryesori është statusi i serbëve në Kosovë.

“Nëse ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë, serbë në Kosovë nuk do të ketë më”.

Ai përsëriti se Serbia nuk do ta pranojë Kosovën. Sipas tij, “Kosova po rrëshqet drejtë pavarësisë, prandaj Serbia duhet ta zgjidhë këtë status sa më shpejtë”. Ndërsa, akuzon Kostunicën dhe Tadicin se në kohën e tyre është shpallur pavarësia e Kosovës.

“E çfarë kanë bërë, mos kanë nisur luftë. Nëse ne nuk duam të luftojmë, nuk duhet të kërcënojmë, por të bëjmë politikë reale që nuk do t’ju mbetet fëmijëve e nipërve tanë ta zgjidhin. Megjithatë, Serbia këtë shans nuk do ta lëshojë”, deklaron ai, duke theksuar se atë e presidentin serb Tomislav Nikolic askush nuk do mund ta akuzojë në të ardhmen.

“Kam luftuar në Kosovë”, thotë Dacic. “Tash na duhet politika reale. Liderët e serbëve nga Kosova kanë banesa në Beograd, ndërsa marrin paga nga pushteti i Kosovës. Diçka ne duhet të përtypim që të arrihen rezultatet”, ka thënë Dacic. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit