3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dacic: Rrugët alternative mos i bëni afër KFOR-it

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Dacic, deklaroi të hënën se xhandarmëria serbe nuk i ka bllokuar rrugët alternative për në Kosovë, por sipas tij ka pasur probleme vetëm në një vend, dhe se policia serbe ka ndërruar drejtimin kah rrugët tjera.

 “Mos të bëhemi të marrë. Nëse krijohen rrugë alternative, thelbësore është që ato të bëhen atje ku nuk shihen e jo 10 metra larg postbllokut, siç është rruga alternative 50 metra larg pikëkalimit dhe KFOR-i e sheh se kush po kalon”, ka deklaruar Dacic raporton REL.

Ish-zëdhënësi i partisë së Slobodan Milosevicit, Dacic, ka deklaruar se është ndërmarrë një hap i tillë, pasi sipas tij, ka deklarata se gjatë fundjavës, KFOR-i, do të mbyllë me forcë rrugët alternative.

Që nga vera e vitit të kaluar, rrugët që çojnë nga jugu për në veri të Kosovës, serbët i kanë bllokuar me barrikada. Ndërkaq, për të mos kaluar nëpër vendkalimet kufitare ne veri, ku tashmë janë vendosur policët dhe doganierë kosovarë dhe të EULEX-it, ata po përdorin rrugët alternative që lidhin Kosovën me Serbinë. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit