2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Dacic: Na mungonte vetëm vagoni për ta nënshkruar kapitullimin

Më të lexuarat

Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka thënë se Beogradi dëshiron të arrijë marrëveshje me Kosovën, porse Serbisë i është ofruar vetëm kapitullimi të cilin nuk mund ta pranojë.

“Nuk mund të nënshkruajmë kapitullimin. Kolegut tim, kryeministrit francez Jean-Marc Ayrault i kam thënë se dialogu me Prishtinën ishte i tillë që vetëm mungonte një vagon ku do ta nënshkruanim kapitullimin. Negociatat shkuan në një farsë të plotë. Na u tha se do të ofrojnë një autonomi të gjerë për serbët brenda Kosovës. S’ka asgjë nga kjo”, ka thënë Dacic për Vecernje Novosti.

Përmendja e trenit për homologun francez ishte aluzion i qartë se bëhet fjalë për vagonin ku fillimisht gjermanët e nënshkruan kapitullimin në Luftën e Parë Botërore, e ku pastaj Adolfi Hitleri i futi gjeneralët francezë për ta nënshkruar kapitullimin e Francës në Luftën e Dytë Botërore.

I pyetur nëse ka gjasa që deri më 10 prill të arrihet marrëveshja me Prishtinën, Dacic ka thënë se kjo do të ishte mirë për Serbinë.

“Refuzimi nuk na sjell asgjë në afat të gjatë, sepse, siç thashë, propozimi i ardhshëm nuk do të jetë asgjë më i mirë. Por, përsëri, për të pranuar diçka, duhet të pranoni diçka. Në këtë moment neve nuk na jepet shansi të pranojmë diçka”, ka thënë Dacic, duke shtuar se ditët e ardhshme do t’i kalojnë duke i analizuar këto çështje dhe se populli serb duhet ta dijë “për situatën e rënd në të cilën gjenden”.

“Na është ofruar formimi i Asociacionit të komunave serbe, pa kompetenca ekzekutive, por ato që i kanë komunat, pra vetëqeverisja lokale në Kosovë. Kërkuam kompromis. Kërkuam që serbët ta kenë të paktën komandantin rajonal të policisë. Atëherë ata kinse e bënë një kompromis të madh. U pajtuan që komandanti regjional të jetë për katër komuna. Por, komunën e katërt nuk e konsiderojnë si veri, por tërë Mitrovicën. Kjo do të thotë se raporti i popullatës do të ishte 65:35 për qind për shqiptarët. Menduam se na konsiderojnë të çmendur dhe se po luajnë me ne”.

“Kemi kërkuar Gjykatën e Apelit në pjesën veriore të Mitrovicës. As kjo nuk u pranua, por propozonin disa panele të gjykatave, që do të kishin karaktere shëtitëse, pra që vetëm takimet t’i bëjnë në veri. Kërkuam që ndonjë ushtri e re e Kosovës të mos shkonte në veri. Thaçi tha se nuk mund të flas për diçka çka që nuk ekziston dhe se këtë duhet ta shohim me NATO-n. Në parim, ne do të flisnim me NATO-n, por ata nuk duan të garantojnë se ushtria nuk vjen, porse do të ketë një ushtri që do të ketë njerëz të rinj, që do të jenë korrent ndaj serbëve, dhe ja: nuk do të jenë të këqij”.

“Nuk e di me çka do të dilnim para popullit e të themi se kemi fituar diçka”, ka thënë Dacic. “Fatkeqësisht, nuk e kemi asnjë dorë ndihmese nga Perëndimi… Miqtë tanë në Lindje janë larg këtij procesi… Çdo propozim i mëvonshëm ka të ngjarë të jetë edhe më i keq. Ekziston një rrezik, dhe Thaçi e ka thënë këtë, që Kosova do të përpiqet ta integrojë veriun. Kur e përkthejmë këtë në gjuhën e thjeshtë, kjo do të thotë se mund të pritem presione, e madje përdorim dhune në situata të caktuara”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit