LDD dëshiron të bashkohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por jo edhe të shkrihet. Me Isa Mustafën kishim një takim kolegësh – miqësor. Ne do të hyjmë në koalicion me çdo parti, por me kushtin që nëse brenda një viti 70 për qind të premtimeve realizohen. Ndryshe do të tërhiqemi, ka thënë akademik Nexhat Daci, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
“Simpatizantët tanë i kemi po aty ku i kemi pasur. Por, mos harroni pas vdekjes së presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, mbi 70 për qind e elektoratit abstenojnë. Nuk janë të interesuar të dalin në zgjedhje, si rezultat i asaj se njerëzit tanë janë ftohur diçka me zhvillimet e fundit, sidomos me politikën tonë udhëheqëse. Ata janë demoralizuar, sepse njeriu voton për ditë ma të mira, kurse në Kosovë po shihet çfarë ditësh po kalojnë qytetarët tanë: papunësia, korrupsioni dhe krimi i organizuar jo që nuk përmirësohen, por po rriten”, ka thënë Daci për “Presheva jonë”.
Sa i përket takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafën, Daci thotë se ky ishte një takim kolegësh dhe miqësor.
“Ne duam të ‘martohemi’ me LDK-në apo me këdo tjetër, por në rend të parë ne kërkojmë një partner serioz”, shton Daci, i cili për presidenten aktuale të Kosovës, Atifete Jahjaga, “nuk mund të flasë as mirë e as keq”.
“Atë njoh qysh si police. Atifetja s’ka faj pse është në atë vend ku gjendet sot. Ajo është futur aty para dy vitesh si figurë e pazarllëqeve të tri partive politike që dje e vunë e sot kërkojnë ta heqin. Prandaj, mos e ngucni Atifeten. Për ta larguar nga posti duhet ta vetin ‘gazdën’”, ka deklaruar Daci.
I pyetur për vizitat e qeveritarëve serbë në Kosovë, dhe mos vizitat e presidentes Jahjaga në Luginën e Preshevës, lideri i LDD-së është thotë: “Aktualisht, ata në Prishtinë kanë halle e probleme tjera, sa që nuk dinë ku e kanë kryet, kështu që e vështirë t’ju shkojë mendja për Luginën! Nuk qëndron ajo se ata paskan frikë nga serbët, aq më tepër në këto ditë kur takohen a pranojnë të takohen me ta”. /Telegrafi/