Era e mirё që dёrgohet pёr tё marrё shpirtrat e besimtarёve ёshtё njё tjetёr shenjё e Kijametit. Pas saj nё tokё nuk mbetet mё njeri, që të thotё Allah, Allah. Aty mbeten njerёzit mё tё kёqinj dhe mbi ta do të bёhet Kijameti. Përcillet se kjo erё ka pёr tё qenё mё e lёmuar se mёndafshi. Ndoshta kjo ka pёr tё qenё njё nderim qё Allahu ua bёn njerёzve tё tij besimtar nё atё kohё tё mbushur me sprova dhe me tё kёqija. Nё hadithin e gjatё tё transmetuar nga Neuas ibn Semani rreth ngjarjes së Dexhalit, zbritjes sё Isait dhe daljes sё Jexhuxhёve dhe Mexhuxhёve, i Dёrguari i Allahut a.s. ndёr tё tjera ka thёnё: “Nё ato çaste Allahu dёrgon njё erё tё mirё, e cila i rrёmben njerёzit prej sqetullave tё tyre dhe ua merr shpirtrat çdo besimtari e çdo muslimani. Pastaj mbeten njerёzit mё tё kёqinj, tё cilёt sillen si gomerё tё babёzitur[1]. Mbi kёta njerёz ka pёr t’u bёrё Kijameti.”[2]
Muslimi përcjell prej Abdullah ibn Amrit se i Dёrguari i Allahut a.s. ka pёrmendur daljen e Dexhalit dhe ndёr tё tjera ka thёnё: “Allahu dёrgon Isain, tё birin e Merjemes, i cili duket sikur tё ishte Uruetu ibn Mesudi. Ai e kёrkon atё (Dexhalin), e vret dhe pastaj qёndron midis njerёzve shtatё vjet, ku nё to nuk ka armiqёsi qoftё edhe midis dy personave. Mё pas, Allahu dёrgon njё erё tё freskёt nga ana e Shamit, e cila nuk lё mbi sipёrfaqe tё tokёs askёnd qё ka nё zemrёn e tij qoftё edhe njё grimcё mirёsie ose besimi pa ia marrё shpirtin, saqё nёse ndonjёri prej jush do dё gjendej nё zemёr tё malit, ajo do tё hynte nё tё e do t’ia merrte shpirtin.”[3]
Hadithet e përcjellura nё lidhje me kёtё temё tregojnё kjo erё ka pёr t’u shfaqur pasi tё zbresё Isai a.s. e tё vrasё Dexhalin dhe pasi tё jenё shkatёrruar Jexhuxhёt dhe Mexhuxhёt. Gjithashtu, ajo do tё shfaqet pas lindje sё diellit nga perёndimi, pas daljes sё kafshёs dhe pas tё tёrё shenjave tё mёdha.[4]
Nё bazё tё kёtyre qё thamё, kjo shenjё ka pёr tё ndodhur shumё afёr Kijametit. Hadithet tё cilat flasin pёr shfaqjen e kёsaj ere, nuk bien ndesh me hadithin: “Njё pjesё e ymetit tim do tё vazhdojnё tё luftojnё nё tё vёrtetёn dhe do tё jenё triumfues deri nё Ditёn e Kijametit.”[5] Nё njё transmetim tjetёr tё kёtij hadithi thuhet: “Njё pjesё e ymetit tim do tё vazhdojnё tё jenё triumfues nё tё vёrtetёn dhe nuk dёmtohet aspak nga braktisja e tё tjerёve, derisa tё vijё urdhёri i Allahut.”[6]
Kёto dy hadithe tregojnё se njё pjesё e popullit tё Muhamedit a.s. do tё vazhdojnё tё qёndrojnё tё kapur pas tё vёrtetёs, derisa era e butë tё vijё e t’i marrё shpirtin pёrpara Kijametit dhe urdhri i Allahut kёtu nënkupton dёrgimin dhe fryrjen e kёsaj ere.[7]
Kjo erё, sipas hadithit tё Abdullah ibn Amrit qё pёrmendёm mё sipёr ka pёr tё ardhur nga ana e Shamit.
Nё njё hadith tjetёr nga Ebu Hurejra përcillet se i Dёrguari i Allahut a.s. ka thёnё: “Allahu do të dёrgojë njё erё nga Jemeni mё tё butё se mёndafshi, e cila nuk lё askёnd qё ka nё zemrёn e tij qoftё edhe njё grimcё besimi pa ia marrё shpirtin.”[8]
Kёsaj mund t’i japim dy shpjegime:
I pari: Ka mundësi qё ato tё jenё dy erёra; njё nga Shami e tjetra nga Jemeni.
I dyti: Ka mundësi qё kjo erё tё nisё nё njёrin prej kёtyre dy vendeve, pastaj tё arijё te vendi tjetёr dhe qё aty mё pas tё pёrhapet. Allahu e di mё mirё.[9]
[1] Nё kёtё hadith ёshtё pёrdorur fjala arabe “Jeteheraxhun” q ë nё origjinё nёnkupton teprimin, por nё kёtё hadith ajo nёnkupton teprimin nё kryerjen e mardhёnieve. Ndёrsa kuptimi i hadithit ёshtё ky: Burrat e kёtyre njerёzve kryejnё marёdhёnie me gratё nё prezencё tё njerёzve tё tjerё, ashtu sikurse bёjnё edhe gomerёt. Shih: “Pёrfundimi” i Ibn Ethirit 5/257.
[2] Sahihul Muslim bashkё me shpjegimin e Neueuiut 18/70, Kapitulli i fitneve dhe i Shenjave tё Kijametit.
[3] Sahihul Muslim 18/75 bashkё me shpjegimin e Neueuiut.
[4] Shih: “Fajdul kadir” 6/418.
[5] Sahihul Muslim 2/193 bashkё me shpjegimin e Neueuiut.
[6] Sahihul Muslim 13/65 bashkё me shpjegimin e Neueuiut.
[7] Shpjegimi i Sahihul Muslim nga Neueuiu 2/132.
[8] Sahihul Muslim 2/123 bashkё me shpjegimin e Neueuiut.
[9] Shpjegimi i Sahihul Muslimit nga Neueuiu 2/132.
Shkeputur nga libri”Shenjat e Kijametit”
Autor Jusuf el Uabil
Perktheu Genc Plumbi