1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Cronin synon sërish arrestimin e ministrit izraelit

Më të lexuarat

Gazetari dhe aktivisti irlandez, David Cronin, i cili vitin e kaluar u përpoq të kryente arrestimin qytetar të ministrit të Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, nuk mund të pajtohet me faktin se ai ende shëtitet i lirë në botë. Prandaj, mbrëmë në Bruksel, në fillim të konferencës për shtyp, synoi ta sillte sërish Liebermanin para drejtësisë.

Në blogun e tij Cronin ka shkruar se si kur ka hyrë ministri izraelit në dhomë, ai u ngrit dhe nisi të bërtiste: “Z. Lieberman, ky është arrest qytetar. Akuzoheni për krime të aparteidit”.

Cronin thotë se pastaj e kanë kapur mbrojtësit e ministrit dhe e kanë ngre zvarrë në daljen anësore. Më i madhi nga ta e kapi për qafe, e shikoi tmerrshëm në sy dhe i tha: “Si nuk t’u bë boll”. Ata pra e njihnin nga viti i kaluar, kur Cronin për herë të parë u përpoq ta “arrestonte” ministrin e Izraelit.

Cronin thotë se duart e tij janë lidhur me pranga plastike, ndërsa më vonë rojet kanë pëshpëritur se duhet të jenë të matur, në mënyrë që gazetarët të mos e shohin arrestimin. Pastaj ka ardhur shefi i sigurisë, i cili e pyeti Cronin se pse e bënte këtë. Irlandezi është përgjigjur: “Sepse kam ndjenja të forta në lidhje me pushtimin e Palestinës”.

Pas rreth njëzet minutave, rojet e sigurisë e liruan dhe e përcollën deri tek dalja e ndërtesës.

Cronin në blogun e tij ka thënë se ishte “detyrim moral” i tij që sërish të tentonte arrestimin e Liebermanit, pasi BE-së këtë javë ka dërguar një kërkesë zyrtare në Izrael për të forcuar marrëdhëniet reciproke. Cronin vlerëson se me zgjerimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Izraelin, “BE-ja do të bëhet pjesëmarrëse në aparteidin izraelit dhe trajtimin brutal të palestinezëve”.

Gazetari irlandez shton se vitin e kaluar u përpoq ta arrestonte Liebermanin, sepse ai dhe partia e tij kanë sponsoruar 20 ligje që diskriminojnë palestinezët dhe shkelin të drejtat e tyre njerëzore.

“Situata u përkeqësua më tej në ndërkohë”, thotë ai.

Cronin pohon se Ministri i Brendshëm i Izraelit, Eli Yishai, ka vërtetuar se “Izraeli është shtet racist”, duke thënë se “shteti u takon të bardhëve”. Në këtë mënyrë, thotë gazetari, ai ka mbështetur pogromin kundër të gjithëve që nuk kanë lëkurë të bardhë.

“Si një qytetar i Evropës, unë jam thellësisht i turpëruar me faktin se qeveritë dhe institucionet, që pretendojnë se veprojnë në emrin tim, pranojnë aparteidin që e ka krijuar Izraeli. Unë refuzoj të heshti përderisa BE-ja pranon aparteidin, krimin e njohur ndërkombëtar kundër njerëzimit. Kjo është arsyeja se pse u përpoqa që ta arrestoj Liebermanin”.

Vlen të theksohet se dy vjet më parë Cronin është përpjekur që të kryente arrestimin qytetar të ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, nën akuzat e tij për krime lufte në Irak. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit