Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo u dënua me 5 ndeshje pezullim për kartonin e kuq dhe shtyrjen që bëri ndaj gjyqtarit në ndeshjen e parë për Super Kupën e Spanjës, ku skuadra e tij Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultatin 3-1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) bëhet e ditur se Ronaldo është dënuar me një ndeshje pezullim për shkak të kartonit të kuq të marrë nga kartoni i dytë i verdhë në minutën e 82-të ndërkaq për shtyrjen që bëri ndaj gjyqtarit është dënuar me katër ndeshje tjera pezullim.
Ronaldo u kyç në ndeshjen e El Clasico në minutën e 58-të. Me kartonin e parë të verdhë u ndëshkua pasi zhveshi fanellën pas shënimit të golit në minutën e 80-të, ndërkaq atë të dytin për simulim në zonën e penalltisë.