0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Cosic rishfaqet me idenë e ndarjes së Kosovës

Më të lexuarat

S’është puna ime, as e drejta, t’i flas më kreut shtetëror të Serbisë se çfarë duhet të bëjë në këto momente të vështira.

Gjithë çfarë kam pasur për të thënë për Kosovën e kam thënë qartë e publikisht dhe e kam shkruar në vitet që i kemi lënë pas.

Kështu i ka deklaruar ‘V.novosti’ akademiku dhe ish-presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Dobrica Cosic, me rastin e dilemës historike para të cilës ndodhet sërish Serbia, siç e cilëson kjo gazetë këtë kohë, kur Serbia duhet të deklarohet rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Qëndrimet e veta për Kosovën, Cosic i kishte parashtruar në një Plenum të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, më 29 maj të vitit 1968, kur ai kishte akuzuar shqiptarët për shovinizëm, antiserbizëm.

Cosic u shfaq publikisht me idenë për ndarjen e Kosovës pas viti 1981. Këtë ide e formuloi në librin “Kosovo” të botuar më 2004. Aty ai kishte propozuar haptas kufizimin territorial ndërmjet shqiptarëve e serbëve në Kosovë në bazë të kompromisit historik dhe të drejtës etnike.

Ai kishte propozuar që ideja e kufizimit territorial të zbatohej përmes referendumit të shqiptarëve e të serbëve në bashkëpunim aktiv me KS të KB, BE dhe SHBA dhe që marrëveshja të njihej e garantohej ndërkombëtarisht.

Duke rezymuar propozimin, Cosic rikujton: “Nëse betejën e Kosovës më 1389 turqit e fituan në fushëbetejë, serbët e fituan shpirtërisht. Edhe turqit, edhe serbët këtë betejë gjatë kohës e humbën. Përgjegjësia për të ardhmen kërkon nga serbët dhe shqiptarët që betejën shekullore për Kosovën tani të mos e zgjidhin në fushëbetejë, por rreth tavolinës, me marrëveshje, duke respektuar të drejtat e njërës dhe palës tjetër dhe që hakmarrjen ta zëvendësojnë me bashkëpunim. Kjo është e vetmja mundësi që edhe serbët, edhe shqiptarët të mbesin fitimtarë në Kosovë”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit