0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

ÇOHU dyshon se RTK u dogj qëllimisht

Më të lexuarat

Organizata për Demokraci Anti-Korrupsion dhe Dinjitet ÇOHU! dyshon se shpërthimi i zjarrit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) mund të ketë dëmtuar evidenca dhe raporte të ndryshme që kishin mundur të dëshmonin korrupsionin që është bërë në këtë medium publik.

Kjo organizatë me një përformancë të realizuar në Sheshin “Nëna Terezë”, kanë vlerësuar se shpërthimi i zjarrit është njëkohësisht shpërthimi i “Kutisë së Pandorës”, që potencialisht mund të zbulonte manipulime të mëdha me paranë publike.

Avni Zogiani nga kjo organizatë ka thënë se kjo përformancë ka shumë shkaqe, por e ka një shkas kryesor dhe ai është fakti që për RTK-në kanë dal jashtëzakonisht shumë informacione, evidenca, raporte rreth manipulimeve financiare, kontratave të dyshimta për të cilat nuk është dhënë një përgjigje zyrtare as nga menaxherët e RTK-së, por as nga organet e drejtësisë.

I pyetur se a dyshon që ky zjarr ka qenë i qëllimshëm, Zogiani ka thënë se dyshohet se me këtë janë djegur evidenca, raporte që do t’i shërbenin organeve të hetuesisë.

“Ne po dyshojmë që zjarri mund të ketë dëmtuar evidenca që mund të kishin shërbyer për faktografimin të dyshimeve që kanë dalë. Zjarri që shpërthen vetëm disa javë pas publikimit të dokumenteve që do të mund të shërbenin si evidencë. Ne kemi thjeshtë frikë se mund të ketë ndodhur ndonjë dëmtim i këtyre evidencave. Mendoj që sigurisht. Përfundimtare se ky zjarr ka qenë i qëllimshëm apo jo do të jepet nga organet e hetuesisë por jemi të brengosur që zjarri mund të ketë dëmtuar mundësin për të hetuar dyshimin se në RTK po bëhen manipulime financiare”, ka theksuar Zogiani.

Për më tepër, ai ka shtuar se ka kontrata që me ligj u ndalohet të bëhen dhe ka operator që u ndalohet, përkundrazi ata shfrytëzojnë hapësirën në RTK për reklamim.

Zogiani ka kërkuar që ato kontrata që janë lidhur më herët të botohen dhe me këtë të merren hetuesia.

“Ajo që ne kërkojmë me pas kontratat që janë lidhur me kompanitë e ndryshme me RTK-në. Vetë kontratat nuk janë botuar ndonjëherë. Nuk i ka parë askush edhe në anën tjetër kemi të bëjmë me një kohë tepër të gjatë të trajtimeve gjysmake të raporteve të auditorit. Ju e dini se plotë dyshime kanë rrjedhur nga këto raporte dhe asnjëherë nuk janë hetuar dhe nuk kanë shkuar deri në fund”, ka deklaruar ai.

Drejtuesit e kësaj organizate kanë thënë se ky medium është në shërbim të pushtetit. Duke përmendur edhe nominimin e bordit të kaluar, i cili ishte nominuar nga një komision i prirë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ndërkohë kjo është identifikuar si problem edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dënim i pavarësisë së mediumit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit