Muaji i Ramazanit është shumë i rëndësishëm për besimtarët myslimanë. Këtë e di edhe një nga kompanitë më të mëdha në botë, Coca Cola, e cila i ka kushtuar një nga reklamat më të ëmbla këtij muaji të shenjtë.
Në reklamë shihet një femër e mbuluar e fesë islame, e cila është duke agjëruar dhe në pritje të iftarit gjatë një dite ramazani, si dhe ndërveprimi social me një femër tjetër që nuk i takon fesë islame, por që respekton atë.
https://www.youtube.com/watch?v=mqw-ODqbGRo