1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Çobani” turk që e nisi revolucionin e jogurtit e u bë miliarder

Më të lexuarat

Nga Turqia lindore, “Çobani” shkoi në Shtetet e Bashkuara për të prodhuar jogurt. Për më pak se gjashtë vite, ai u bë miliarder. Lexojeni rrëfimin për Hamdi Ulukayn, i cili e realizoi “ëndrrën amerikane”.
Hamdi Ulukaya u lind më 1972 në Erzincan të Turqisë lindore, në një familje që kishte një fermë të qumështit. I studioi shkencat politike në Universitetin e Ankarasë, ndërsa më 1994 shkoi në SHBA për ta mësuar anglishten. Tri vjet pas ardhjes së tij, i nisi studimet e menaxhmentit, e më vonë u gjuajt në biznes.

Në fakt, ajo çfarë e shqetësonte atë kur ka shkuar në SHBA, ishte kualiteti i keq i jogurtit që e konsumonin amerikanët.

“Jogurti është shumë i hollë, shumë i ëmbël… parodi, mashtrim i pastër”, tha Hamdiu për BusinessWeek, duke krahasuar jogurtin me atë të vendit të tij – që është i trashë dhe i kripur.

Pas kësaj, ai për veten e tij prodhonte produkte qumështi, që më vonë i shiste edhe në disa dyqane të vogla. Më 2005, gjiganti Kraft Foods vendosi të mbyllë fabrikën e vet të jogurtit. Atëherë ai vendosi ta blejë, siç thotë ai, për pak para, e ta niste prodhimin e tij.

Fillimisht punësoi ish katër punëtorë të kësaj fabrike, ndërsa nga Turqia soli Mustafa Dagonanin – mjeshtrin e njohur turk të jogurtit. Fabrikën e quajti Chobani (Çobani). Ata testuan qindra receta jogurti, derisa nuk e gjetën të duhurin.

Tasat e parë të jogurtit të ri – nga shiritat lëvizës tek raftet e shitoreve – dolën më 2007. Shumë shpejtë, krahas jogurtit të rëndomtë kanë shitur edhe jogurtë të pasuruar me pjeshkë, luleshtrydhe, boronica dhe fruta tjerë.

Më 2011, fabrika e tij ka shitur 1.2 milionë tasa me jogurt.

Gjashtë vjet më parë fabrika e tij kishte qarkullim të mjerë, por më 2012, sipas të dhënave të Bloombergut, fabrika kishte 1.1 miliard të hyra, ndërsa jogurti i “Çobanit” tani është më i shituri në SHBA. Çdo i katërti jogurt që e hanë amerikanët, del pikërisht nga fabrika Chobani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit