-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Cmenduria Halloween, viktima dhe të plagosur

Më të lexuarat

Katër vajza nga 18 deri në 25 vjeç janë viktimat e çmendurisë së festimeve të festës së Halloween në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Viktimat u shënuan në festën masive në një nga arenat sportive të Madridit me kapacitet rreth 10 mijë persona. Mijëra të rinj të rrebeluar nën tingujt e muzikës nisën festën që në orët e para të mbrëmjes së të mërkurës. Por këto festime u mbyllën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

4 vajza kanë gjetur vdekjen si pasojë e shtypjes nga turma. Policia spanjolle mendon se të rejat kanë humbur jetën në momentin kur turma i është drejtuar një dalje të vetme të arenës në festim e sipër.

Ndërkohë dy persona të tjerë janë në gjendje kritike në spital. Viktima u regjistruan edhe në Itali. Në Romë një 16 vjeçare ka humbur jetën në rrethana që mbeten ende për t’u zbardhur.

Incidente u shënuan edhe përtej Atlantikut në Shtetet e Bashkuara, atje ku ka lindur kjo festë. Në Los Anxheles, një i ri hapi zjarr drejt një turme njerëzish që ndodheshin duke festuar e për pasojë 4 të rinj u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit