1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çmenduri, rrëfimi i nënës: Dua më shumë qenin se sa djalin

Më të lexuarat

A është e mundur që një nënë të dojë më shumë qenin se sa djalin e saj? Anglezja, Kelly Rose Bradford është e bindur për këtë dhe për ta shpjeguar më gjatë ka shkruar një letër për “Daily Mail”, në të cilin rrëfen “pa minimumin e fajit” se e don më shumë qenushen e saj Matilda, e cila vjen para të gjithve madje edhe para djalit 11 – vjeçar.

Për të kafshët janë konsideruar gjithnjë pjesë e shtëpisë dhe ndihet e lumtur kur me përkujdesin e saj bën që ato të ndihen mirë. Nga ana tjetër duket krejt absurde rrëfimi i saj, në të cilin thekson se ndjen qenushen më shumë se djalin të cilin e ka rritur vetë.

Nëna angleze në letrën e saj ka shkruar: “Nevoja e vazhdueshme për t’u kujdesur për qenushen Matilde, përmbush plotësisht instiktet e mia si nënë, deri në pikën që sa herë e shikoj të lumtur qenushen time ndihem pafundësisht e lumtur dhe kjo dëshirë sa vjen e forcohet për mua. E pranoj hapur që në të vërtetë dua më shumë qenushen, se djalin tim”.

Më tej nëna angleze është shprehur se një fëmijë bën shumë rrëmujë në shtëpi dhe kërkon më shumë përkushtim, duke filluar dhe nga detyrat e shtëpisë ndërsa një qen kërkon vetëm dashuri dhe pak ushqim./klan/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit