3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Çmenduri: Rezervon në restorant luksoz, por refuzohet për shkak të këpucëve

Më të lexuarat

Një klient nuk është pranuar në restorantin luksoz sepse këpucët i tij kushtonin vetëm 340 Euro. Kjo ngjarje ka ndodhur në ‘Olivia’ La Cala, një restorant 20 km larg Marbella në Spanjë. Klienti anglez  Michael Farrell donte që të festonte ditëlindjen e gruas së tij Kellie.

Restoranti është i famshëm për realuty shoë që shfaqet në një ekran komercial anglez. Farrell, raporton e përditshmja “The Sun”, kishte prenotuar 6 muaj më parë për tavolinën. Disa ditë përpara se ai të shkonte atje, drejtuesit e restorantit e pyetën se çfarë kishte planifikuar  për veshjen e mbrëmjes. Kështu që ai dërgoi fotografinë e këpucëve.

Njoftimi për anulimin e rezervimit erdhi pikërisht ditën kur ai do të nisje për atje. Në e-mail thuhej:-“Fatkeqësisht këpucët në fotografinë tuaj, sipas politikës së dress code të restorantin Olivia, klasifikohen si atlete. Për shkak të kësaj, nuk mund të lejojmë që të prenotoni për darkën”.

“Michael ishte absolutisht i shkatërruar-tregon Kellie për The Sun- ka punuar kaq shumë për ta bërë speciale ditëlindjen time, por duhet të më thoshte se surpriza ime është anuluar”.

Michael nuk u dorëzua por i propozoi restorantit që të rivlerësonte edhe një herë përgjigjen, por gruaja e tij nuk donte që të shkonte më në një lokal ku ndihej e padëshiruar. Kështu që ai telefonoi në restorant për të thënë se rezervimi ishte anuluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit