-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çmenduri: Infermieri gjerman në gjyq për vrasjen e 100 pacientëve

Më të lexuarat

Një ish-infermier gjerman është akuzuar për vrasjen 100 pacientëve.

Niels Hoegel ka dalë para një gjykate në qytetin verior të Oldenburg. Detektivët thonë se 41-vjeçari i dha doza fatale ilaçesh njerëzve që ishin në kujdesin e tij në dy spitale në Gjermaninë veriore.

Motivi i tij ishte që tu bënte përshtypje kolegëve duke u përpjekur për të ringjallur vetë pacientët që ai kishte sulmuar.

Ai tashmë ndodhet në burg dhe gjatë gjyqit të tij të fundit, që pritet të zgjasë deri në maj, do bëhen testimet toksikologjike të viktimave të zhvarrosura.

Hoegel raportohet se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Delmenhorst mes viteve 1999 dhe 2005.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha vdekjet, ai do të jetë një nga vrasësit më serialë në Gjermaninë e pas luftës.

Hetuesit thonë se ish-infermieri mund të ketë kryer edhe vrasje të tjera por viktimat e mundshme janë djegur.

Të afërmit e viktimave të tij pritet të mbushin gjykatën.

Hoegel u kap në vitin 2005 duke injektuar ilaçe në një pacient në Delmenhorst.

Në vitin 2008 u burgos për 7 vjet për vrasje në tentativë.

Në vitin 2014-15, në një gjyq të dytë u shpall fajtor për dy vrasje dhe dy vrasje në tentativë dhe iu dha dënimi maksimal.

Hoegel tha se i vinte keq dhe shpresonte se familjet do të gjenin paqe. Ai tha se vendimet për të kryer krimet e tij kishin qenë “relativisht spontane”. /oranews/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit