Çlirimtarët sirianë, kanë marrë nën kontroll qytetin historik të krishterë, Malula, i cili ndodhet në veri të Damaskut.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka cituar banorët të kenë thënë se forcat e regjimit janë tërhequr të humbur nga zona.
Në rrafshin diplomatik, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka takuar sot në Paris udhëheqësit e Ligës Arabe.
Më herët, kryediplomati amerikan ka thënë se numri i vendeve të gatshme për të ndërmarrë aksione ushtarake është dyshifror, por lista e këtyre shteteve nuk është bërë publike.
Nga Parisi, Kerry do të udhëtojë për në Londër, ku do të takojë presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, dhe sekretarin e Jashtëm britanik, William Hague./kohaislame.com