Opozitarët sirianë pohojnë se kanë rrethuar qendrën bërthamore në Siri dhe nga ANEA në mbështetje të tyre kanë dërguar inspektorë.
Sipas Masev Sabuh, zëdhënës i brigadës ushtarake të opozitarëve sirianë, “Ushtria për Çlirimin e Sirisë” ka marr nën kontroll qendrën bërthamore Kebr në provincën Dejru Zur ditën e shtunë. Sipas tij UÇS është futur në kontakte me ANEA që kjo e fundit të vijë dhe të inspektojë qendrën në fjalë. I vetmi kusht për bashkëpunim me këtë agjenci është që opozitarët të njihen ndërkombëtarisht. Mendohet se kjo qendër në vitin 2007 është sulmuar nga avionët luftarakë të regjimit izraelit.