Ditën e mërkurë çlirimtarët sirianë arritën të godasin një gjuajtës në provincën veriore Aleppo, njofton Këshilli Mbikëqyrës i të Drejtave të Njeriut në Siri me seli në Londër.
“Militantët e opozitës goditën një gjuajtës, i cili kishte hapur zjarri mbi një rajon pranë aeroportit ushtarak Munnich, fati i pilotit mbetet ende i panjohur”, – thuhet në deklaratën e Këshillit.
Përleshjet mes trupave qeveritare dhe rebelëve për marrjen e aeroportit të Munnich po vazhdojnë tashmë rreth dy muaj.