4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Clinton në Kinë, bisedime mbi aktivistin e arratisur

Më të lexuarat

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbërritur në Kinë, ku arratisja e aktivistit kinez, Chen Guangcheng, cënon bisedimet kyçe mes dy shteteve.

Zonja Klinton po udhëheq një ekip amerikan në një takim vjetor me Kinën që synon të “cimentojë” marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ku do të diskutohen çështje që variojnë nga siguria deri në lidhjet ekonomike.

Ajo nuk ka komentuar mbi arratisjen e Chen Guangcheng, i cili besohet të jetë në ambasadën amerikane në Pekin.

Por Clinton ka thënë të hënën se ajo do të diskutojë mbi çështjen e të Drejtave të Njeriut.

Chen ishte nën arrest shtëpiak në provincën Shandong në vitin 2010 pasi kaloi më shumë se katër vjet në burg pasi denoncoi skandalin e disa zyrtartëve që detyronin gra të reja të sterilizoheshin ose abortonin..

Aktivisti, i cili është i verbër që nga fëmijëria, ka qenë prej kohësh një figurë e profilit të lartë.

Grupet ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut kanë shprehur shpesh alarmin në lidhje me mënyrën e trajtimit të tij dhe familjes së tij.

Ai u arratis nga shtëpia muajin e kaluar dhe aktivistët besojnë se tani ndodhet nën mbrojtjen amerikane.

SHBA dhe zyrtarët kinezë mendohet se janë në bisedime për fatin e tij, por ende nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit