2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Çka është risku? | Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Pyetja:

Çka është risku?

***

Përgjigja:

Allahu i jep risk kujt të dëshiron. E çka është risku? Po të pysim shumicën e muslimanëve se çka është risku, do të thoshin:”Të kesh xhepat e mbushur me para.”

Po çka diçka tjetër? Të hamë, të pijmë.. A kaq është risku?
Jo, kjo është kuptim i ngushtë i riskut. Ndërsa kuptim i gjerë i riskut është çdo dhunti, çdo begati, çdo miresi që ta ka dhuruar Allahu dhe që ti knaqesh me të. Islami është risk, sabri është risk, falenderimi i Allahut është risk, trimëria është risk, forca e fuqia është risk, dija që ta ka dhonë Allahu është risk, evladat, gruaja, siguria që na e ka dërgu Allahu është risk, shokët e mirë që t’i ka dërgu Allahu janë risk.. Të gjitha këto janë risk që t’i ka dërgu Allahu me u kënaq me to, andaj falenderoje Allahun.

Risku i Allahut nuk përkufizohet vetëm në para apo të mira materiale apo ushqim dhe pije. Por risk i Allahut është çdo dhunti apo begati me të cilën Allahu i begaton, i nderon robërit e Tij dhe ata kënaqen, i shijojnë ato të mira dhe jetojnë me to.
Prandaj Allahu kur të bën rob të gjindshëm e bujar, risk është. Falenderoje Atë!
Falenderimin që ta ka dhënë Allahu, e ti që e falenderon Atë por edhe njerëzit që të bëjnë ty mirë e ti i falenderon, sepse nuk ka mundësi të falenderohet vetëm Allahu e njerëzit jo (kur u bëjnë të mira) ngase është i mangët (ai që nuk i falenderon edhe njerëzit) është risk prej Allahut. Nëse Allahu të ka bo trim nuk të trembet syri kurrë, të ka bo të mençur të ka dhënë dije është e tëra risk prej Allahut.

Allahu i ndan këto, dikujt i jep dije po nuk i jep para; dikujt i jep art/zanat por nuk i jep dije është mjeshtër tejet i mirë por nuk ka dije shkencore; dikujt i jep para por jo mençuri, nuk ja di fundin parave të tij ama nuk ka njohuri t’i numëroj ato, risk! Dikë e bën Allahu bujar, dikë e bën trim, risk është. Dhe subhanaAllah caktimet e Zotit në risk kanë urtësi të hatashme. Nuk ia jep njeriut të gjitha, dikujt i jep pozitë e ka risk e bënë mbret por nuk e ka bërë të mençur, nuk e ka bërë mjeshtër andaj ai ka nevojë për këta dhe kështu A që njerëzit përfitojnë prej njëri-tjetrit nëpërmjet ndarjes së riskut që Zoti ua ka ndarë robërve të Tij.

Po të ishin të gjithë të pasur dhe të mençur pastaj kush do i kryente punët e tjera? Po të i linte të gjithë pa shkolla e mjeshtri/zanate kush do na i rregullonte veturat, shtëpitë tona, të na qepte rrobat kush? Për këtë Allahu e ka ndarë kështu riskun që jeta të jetë më stabile. Sepse njeriu kur ka nevojë për tjetrin atëherë bie poshtë, mbreti patjetër e ka të bie poshtë kur i duhet kryetari; nuk ka qare as i pasuri pa i kërku punëtorët për t’i kryer punë, nuk ka qare pa i lutur sepse paraja nuk ecën vetë duhet mjeshtri, njeriu me punu për me vu në lëvizje, e kështu me radhë.
Tjetra Allahu ju jep risk edhe për t’i sprovuar njerëzit se a janë falenderues; atij që ia pakëson e bën për ta parë sa është durimtar, sa po duron; tjetra se a po e di se Zoti i jep dhe merr kujt të dëshiroj. Krejt këto i kanë urtësitë e veta, prandaj Allahu thotë:

“Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë. ” (Ankebut:62)

 

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit