4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Çipa prej druri ?

Më të lexuarat

Hulumtuesit amerikanë dhe kinezë kanë mundur të ndërtonin një lloj çipi i cili përbëhet plotësisht nga një material i derivuar nga druri.
 
Përveç se këta çipa degradojnë në formën e mbetjeve organike, ata kushtojnë shumë herë më pak se sa çipat tradicionalë që përdoren sot.
Për ndërtimin e këtij çipi, hulumtuesit përdorën një material celulozë të tipit nanofibril (CNF) i cili përdoret gjithashtu dhe në prodhimin e letrës. Bëhet fjalë për një material fleksibël, transparent dhe që përshtatet më së miri me pajisjet elektronike. Këto vecori e bëjnë CNF një konkurent efikas përballë çipave të ndërtuar nga letra dhe mëndafshi.
 
Hulumtuesit e veshën këtë çip me një material të quajtur epoxy i cili e bën sipërfaqen e tij të lëmuar dhe e mbron atë nga mbinxehjet. CNF është i aftë të ofrojë një performancë të larët e cila mund të krahasohet me atë të çipave ekzistent sot në treg. Në çipin CNF vetëm shtresa aktive është material gjysmëpërcues.
 
Studiuesit deklarojnë se nëse një çip i tillë arrin të prodhohet dhe përdoret masivisht, kjo gjë do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme koston material, deri në 99.9%. Por sigurisht që kosto e një çipi të tillë do të varet dhe nga kërkesat apo detyrat që duhet të kryejë ai. Pavarësisht arritjes në treg apo jo, duhet të pranojmë që një shpikje e tillë do të ofrojë një kosto më të ulët të pajisjeve elektronike por në të njëjtën kohë do të na bëjë të jemi më miqësor ndaj mjedisit. /PC World Albanian/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit