1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Çimentoja, “armiku i panjohur” i atmosferës dhe klimës

Më të lexuarat

Çimentoja është materiali më i përdorur, i bërë nga njeriu, në ekzistencën tonë. Ajo vjen e dyta më e përdorur pas ujit, burimi më i konsumuar në planet.

Por, ndërsa çimentoja, përbërësi kryesor në ndërtim, ka ravijëzuar pjesën më të madhe të panoramës që na rrethon, ajo është edhe një nga emetueset më të mëdha të dioksidit të karbonit, që ne e fajësojmë për ndryshimet klimatike, gjë që shumë prej nesh nuk e kanë ditur.

Sipas Institutit të studimeve “Chatham House”, çimentoja është burim i 8 për qind të emetimeve të dioksidit të karbonit në tokë.

Nëse industria e çimentos do të ishte një shtet, atëherë ai do të ishte emetuesi i tretë më i madh në botë, pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Çimentoja kontribuon me më shumë dioksid karboni të çliruar në atmosferë, sesa karburantet e përdorura nga aviacioni, e nuk qëndron larg biznesit global të bujqësisë.

Liderët e industrisë së çimentos ishin në Poloni për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, ku u diskutua për realizimin e objektivave të marrëveshjes së Parisit mbi ndryshimet e klimës.

E për të përmbushur këto objektiva, emetimet e përvitshme nga çimentoja duhet të bien me të paktën 16 për qind deri në vitin 2030.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit