Normat e papunësisë në të gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë në 6% në muajin korrik të këtij viti, që është 1% më pak se në muajin qershor dhe 9% më pak se në të njëjtën periudhë në 2021.
Megjithatë, papunësia mbetet e lartë në Spanjë, në nivelin e 12.6%, ndjekur nga Greqia dhe Qiproja, përkatësisht me 11.4 dhe 8%.
Ndërsa, norma më e ulët e papunësisë u shënua në Hungari 3.5 Holandë 3.6% dhe, Irlandën 4.2%.
Sipas të dhënave nga zyra statistikore e Bashkimit Evropian, 12.9 milionë njerëz që jetojnë në shtetet e BE, nga të cilët 10.9 në zonën e euros, ishin të papunë gjatë muajit korrik.
Sa i takon gjinisë, shkalla e papunësisë ishte më e lartë për gratë, 6.4% krahasuar me burrat, që ishte 5.7%./SchengenVisaInfo/