Suneti i sabahut përbëhet prej dy rekateve që falen para namazit të sabahut. Për vlerën e tyre janë përcjellë disa hadithe. Prej tyre do të përmendim:
Aishja (radijAllahu anha) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Dy rekatet e sabahut janë më të vlefshme se e gjithë dynjaja dhe gjithçka që gjendet në të.” (Muslimi)
Aishja (radijAllahu anha) përcjellë duke thënë: “I Dërguari i Allahut (alejhi selam) nuk tregonte kujdes ndaj ndonjë namazi nafile siç tregonte për sunetin e sabahut.” (Buhariu dhe Muslimi)
Aishja gjithashtu thotë: “Profeti ﷺ nuk i linte kurrë pa falur katër rekate para(namazit) drekës dhe dy rekate para sabahut.” (Buhariu dhe Nesaiu)