4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

CILI ËSHTË ROLI I ZËVENDËSPRESIDENTIT NË SHBA?

Më të lexuarat

Zëvendëspresidenti i SHBA-së është një post që mund ta çojë në zëvendësimin e presidentit në rastin kur ky i fundit mund të vdesë ose të japë dorëheqjen.

Zëvendëspresidenti merr postin e kryetarit të Senatit në SHBA. Ky rol është kryesisht procedurial. Ai nuk duhet të ndërhyjë në debatet e Senatit, megjithatë ai ka mundësinë, në rast barazie votash të japë votën e tij për të shmangur bllokimin e Dhomës së Lartë.

Roli i tij megjithatë nuk kufizohet në këtë funksion më tepër honorifik.

Neni II i Kushtetutës parashikon që në rast “shkarkimi, vdekje apo dorëheqjeje të presidentit, apo për shkak të paaftësisë së tij për të ushtruar detyrën dhe të përmbushë përgjegjësitë e tij, këto i kalojnë zëvendëspresidentit”.

Në vitin 1967, amendamenti 25-të i Kushtetutës saktësonte qartë se “në rast shkarkimi, vdekje apo dorëheqje të presidentit, zëvendëspresidenti do të bëhet president”.

Pikërisht se mund të bëhet presidenti, kandidati për zëvendëspresident duhet t’u përgjigjet të njëjtave kritere si kandidati për president: të jetë qytetar amerikan i lindur në tokën amerikane, të jetë jo më pak se 35 vjeç dhe të ketë jetuar në SHBA të paktën 14 vjet.

Amendamenti i 25-të i mundëson gjithashtu zëvendëspresidentit të zëvendësojë përkohësisht presidentin në rast pamundësie të përkohshme. Kështu, dy herë, në qershor 2002 dhe në korrik 2007, Dick Cheney mbajti për disa orë pushtetin presidencial ndërsa presidenti George W. Bush ishte nën anestezi për një operacion kirurgjikal.

Duke qenë në “biletën” e kandidatit për presidencë, zëvendëspresidenti zgjidhet njëkohësisht me presidentin.

Por, zëvendëspresidenti nuk zgjidhet gjithmonë. Nëse zëvendëspresidenti vdes, (ose zgjidhet president), presidenti në detyrë duhet të emërojë dikë tjetër në postin e tij, me pëlqimin e Senatit. Ky rast ka ndodhur në 1973 kur Gerald Ford u caktua për të zëvendësuar Spiro Agnew, i detyruar të jepte dorëheqjen.

Kur një vit më vonë, Richard Nixon vetë u detyrua të largohej nga pushteti, Gerald Ford u bë president dhe emëroi Nelson Rockefeller zëvendëspresident, dhe për herë të parë SHBA pati në krye dy drejtues ku asnjëri nuk ishte i zgjedhur.

Në nëntor 1963, pas vrasjes së presidentit John Kennedy, zëvendësi i tij Lyndon Johnson mori detyrën e presidentit deri në janar 1965. Pikërisht për të korrigjuar këtë anomali kushtetuese u hartua amendamenti 25-të i Kushtetutës në vitin 1967.

Zëvendëspresidenti konsiderohet shpesh si paradhoma e Zyrës ovale të Shtëpisë së Bardhë. Katërmbëdhjetë zëvendespresidentë janë bërë presidentë, nëntë prej të cilëve pas dorëheqjes apo vdekjes së presidentit.

Dy zëvendëspresidentë kanë humbur në zgjedhjet për president: demokratët Walter Mondale (1977-1981), i mundur nga Ronald Reagan, dhe Al Gore (1992-2000), i mundur nga George W. Bush.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit