-3.4 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Cili është qëndrimi juaj përball vehabive dhe vehabizmit në Bosnje dhe Hercegovin?”

Më të lexuarat

Në pyetjen e gazetarëve: “CILI ËSHTË QËNDRIMI JUAJ PËRBALL VEHABIVE DHE VEHABIZMIT NË BOSNJE DHE HERCEGOVIN?”

Muftia. Dr. Mustafa Çeriq shkurt dhe qartë është përgjigjë: … “Kush janë vehabitë? Më thoni kush janë. Neve na kan përndjekur, para viteve të nëntëdhjeta se kemi qenë fundamentalist Islamik, se kemi qenë Turq. Mlladiq kur kreu gjenocid në Srebrenic çfarë tha? Nuk tha Boshnjak, po tha: “U jemi hakmarr Turqëve!” A është ashtu? Unë nuk e di cilin etiketim ju tani e dëshironi, se ne jemi të akuzuar për disa gjëra vazhdimisht. As nuk e din ata se për çfarë na akuzojn, as ne nuk e dim se për çfarë akuzohemi. Në Bosnje dhe Hercegovin ekziston ligji dhe kushdo e then atë dhe cenon sigurin e dikujt tjetër, duhet t’i bart pasojat, pa marr parasysh në çfarë thërret. Ndërsa ne jemi veçanarisht të ndishëm nëse dikush është i dhunshëm – dhe plus thirret në emër të fesë Islame. Ne kemi qenë të qartë edhe e kemi përsërit disa herë se krimi në emër thë fesë, cilësdo fe, është krim kundër fesë. Shumë është interesant – fillon me fundamentalizëm, me Turqi, me vehabi, ndërsa përfundon në llogore me gjenocid.”

Gazetarja: “Llogore më nuk ka..”

Muftia Çeriq: “Nuk ka për ju.”

Gazetarja: “Nuk do ti thërrasim…”

Muftia Çeriq: “Jo, jo, neve ende kemi kërrcënim për këtë rrezik, ta dini. Mënyra se si zhvillohet lufta psikologjike kundër neve (çon drejt asaj), ja me të tilla akuzime – ne nuk kemi mënyrë që ne t’i përgjigjemi dhe të lirohemi nga ky faj, nuk ka mënyrë. Dmth, neve na takon të jetojm me këtë, ne këtë e kemi kuptu. Edhe vetëm le të kalon kjo, kaluan dhe vehabit. Nuk kishte vehabi në Srebrenic, as një vehabi nuk kishte. Nuk kishte vehabizëm në Foç, në Prijedor: Kush vrau ata Boshnjak që ishin të mirë? A ekziston përceptimi – ekzistojn këta Boshnjakët e mirë, muslimanët tanë, e ekzistojn edhe këta sikurse dikush tjetër (të huajt).”

Gazetarja: “Por Vehabit nuk janë pyetje lufte?”

Muftia Çeriq: “Si nuk janë? Është gjithësesi, si nuk është pyetje lufte? Shefi policis në Republikën Sërbe deklaron se 14 komuna janë në rrezik, janë paraqit vehabit, edhe ata janë ata që merren me bletarizëm edhe që shkojn në gjueti. Çfarë është kjo përveçse luft? A e shihni kush e rrezikon Republikën Sërbe – njerëzit të cilët janë kthy dhe merren me bletarizëm. Edhe ata janë vehabi – sepse shkojn në xhami dhe që bëjn iftar bashkarisht. Ky është dokument zyrtar. Shikoni se si Izraelitët janë zhdukur në holokaust? Ashtu që i kan akuzu për gjithçka dhe shumçka…”

ALLAHU E SHPËRBLEFTË ME TË GJITHA TË MIRAT!
(Intervist Zh. Kovaçeviq, 2012)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit