-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cili është përkufizimi i zekatit të pasurisë?

Më të lexuarat

Pyetje:

Cili është përkufizimi i zekatit të pasurisë dhe kuptimi i tij dhe cila është dispozita apo gjykimi në fenë islam për të?

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Përkufizimi i zekatit

Kuptimi gjuhësore i fjalës “zekat” është: pastrim, shtim (zhvillim) dhe bereqet (mbarësi a begati), si dhe: mirësi, ajkë e diçkaje dhe çfarë nxirret nga pronari i saj për ta pastruar këtë të fundit me të; ndërsa kuptimi terminologjik i zekatit të pasurisë është: “pjesë e caktuar e një kapitali të caktuar2, që i jepet një kategorie të caktuar, sipas përshkrimeve të caktuara”.

Së dyti: Dispozita të zekatit të pasurisë

a. Dhënia e zekatit të pasurisë është shtyllë e padiskutueshme islame

Zekati është një prej pesë shtyllave të Islamit (bazuar në Kuran, Traditën Profetike dhe Konsensusin e juristëve muslimanë), që i obligohet muslimanit të lirë që ka në pronësinë e tij nisabin e pasurisë5 (vlerën pasurore obliguese të zekatit). Lënësi i zekatit të pasurisë dhe agjërimit të Ramazanit, i cili e mohon faktin se ato janë nga detyrimet e domosdoshme të Islamit, konsiderohet se ka rënë në felëshim (e ka tradhtuar fenë islame). Ndërsa për personin që nuk e përmbush zekatin e detyruar të pasurisë apo agjërimin e detyruar të Ramazanit, duke mos e mohuar faktin se ato janë dy detyrime të domosdoshme të Islamit, shumica dërrmuese e juristëve muslimanë kanë theksuar se ky person ka bërë gjynah (mëkat) të madh, porse (mbështetur në argumentet juridike islame) ai nuk konsiderohet felëshues.

b. Ndëshkimi i përdybotshëm për mosdhënien e zekatit të pasurisë

Mosdhënia e zekatit është tregues i padiskutueshëm i kopracisë, babëzisë e dorështrëngesës dhe përbën një nga mëkatet më të mëdha dhe fajet më të shëmtuara, që vjen me ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe botën tjetër.

Lidhur me ndëshkimin në botën tjetër të mosdhënësit të zekatit të pasurisë, i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kujt i jep Allahu pasuri (kapital) dhe nuk e përmbush (jep) zekatin për të, Ditën e Kijametit (në tubimin e Ditës së Gjykimit9), i paraqitet (bëhet) pasuria e tij një gjarpër mashkull, pa kreshtë [pa qime mbi kokë, pra që është i moçëm dhe shumë helmues], me dy pika të zeza mbi sy [pra prej llojeve më të rrezikshme të gjarpërinjve]; i mbështillet atij [në fyt] Ditën e Kijametit (Gjykimit), pastaj [ky gjarpër] e merr [këtë person apo duart e tij] me nofullat e veta dhe pastaj (gjarpri) thotë: ‘Unë jam kapitali yt, unë jam thesari yt [unë jam shpërblimi / kompensimi për pasurinë tënde për të cilën nuk nxorre zekat].’ Pastaj [Profeti (Paqja qoftë mbi të!):] lexoi: ‘Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu10, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet (mbështillet) atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.’”

c. Vonimi i dhënies së zekatit të pasurisë

Si rregull zekati i pasurisë duhet nxjerr menjëherë sapo t’i hyjë koha e nxjerrjes së tij, prandaj kush e ka pasur për detyrë nxjerrjen e zekatit për një ose disa vite dhe nuk e ka nxjerr atë, e ka ditur ose jo se zekati është nga detyrimet e domosdoshme të fesë islame16, i këtilli duhet të pendohet për këtë mëkat (të vonimit të nxjerrjes së zekatit të pasurisë) dhe është i obliguar që sapo të mundet ta nxjerr zekatin e obliguar të gjithë viteve të shkuara. Ndërkaq, personit që s’ka dijeni të sigurt për vlerën e (zekatit të) pasurisë së viteve të shkuara, i mjafton të përpiqet sipas mundësisë që të bëj një shqyrtim17 të vlerësimit të pasurisë së çdo viti të shkuar dhe pastaj ta nxjerr zekatin bazuar në mendimin më të fuqishëm, pasi “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka”.

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

Burimi:Jetaever8

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit