-2.7 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Cilët janë miqtë e Allahut?

Më të lexuarat

Cilët janë miqtë e Allahut?
Nëse njerëzit kuptojnë që në mesin e tyre ka miq të Allahut dhe miq të shejtanit, atëherë ata duhet të bëjnë dallimin ndërmjet këtyre kategorive ashtu siç i bën Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij {alejhi selam}.

Miqtë e Allahut janë besimtarët e përkushtuar, siç i ka cilësuar Ai vetë duke thënë: “Me të vërtetë, miqtë e Allahut as nuk tremben, e as nuk brengosen. Të tillët janë ata që besuan dhe që tregojnë frikë dhe përkushtim ndaj Tijë.” (Junus, 62-63), ndërsa në një hadith të vërtetë të shënuar nga Buhariu, prej Ebu Hurejres se i Dërguari {alejhi selam} tregon se Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kush tregon armiqësi ndaj ndonjë miku Tim, ta dijë se është në dyluftim me Mua {ose i kam shpallur lufë}.

Mënyra më e dashur me të cilën më afrohet robi Im është me detyrimet që i kam caktuar. Ai vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare {nafile}, deri sa ta dua. Po e desha, do të bëhem dëgjimi i tij, shikimi i tij, dora e tij, me të cilën godet dhe këmba e tij, me të cilën ecën. Një njeriu të tillë nëse më kërkon diçka do tja jap , dhe nëse kërkon mbrojtjen Time, do ta mbroj.”

Ibn Tejmije ne: ” El furkan bejne eulia err rrahman ue eulia esh shejtan”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit