1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Cilët janë aeroportet më të këqinj në botë?

Më të lexuarat

Aeroporti Ndërkombëtar i Lisbonës është aeroporti më i keq në botë, sipas kritereve të portalit AirHelp dhe është interesant se tetë nga dhjetë më të këqijtë ndodhen në Evropë.

Për të bërë këtë renditje, AirHelp përdori kriteret e saktësisë së aeroportit, cilësisë së shërbimit dhe ofertës në dyqanet e atyshme, ku ai i Lisbonës doli të ishte më e keqi për shkak të vërejtjeve të shumë pasagjerëve që duhet të presin deri në gjashtë orë për kontroll.

Aeroporti i Kuvajtit gjithashtu ka ecur keq, ku pasagjerët kryesisht ankohen për erë të keqe dhe procedura joprofesionale dhe tmerrësisht të ngadalta, dhe fakti që ky aeroport është gjithashtu një bazë ushtarake e përdorur nga Forcat Ajrore Kuvajtiane, nuk kontribuon në statusin e aeroportit të dytë më të keq në listë.

Aeroporti i tretë më i keq në botë është ai në Eindhoven, Holandë. Është aeroporti i dytë më i madh në këtë vend europian, nëpër të cilin kalojnë 6.7 milionë pasagjerë në vit.  Shumë prej tyre janë të pakënaqur me stafin e vrazhdë, ndërsa disa ankohen se “trajtohen si bagëti”.

Aeroporti Ndërkombëtar Henri Coanda i Bukureshtit doli i katërti sepse pasagjerët ishin të pakënaqur me pamjen e tij arkaike dhe stafin agresiv, ndërsa aeroporti i pestë më i keq është ai i Maltës, kryesisht sepse është shumë i vogël për pasagjerët, me ankesa të tipit që nuk ka ulëse të mjaftueshme në ambientet pritëse.

Për shkak se shumë e perceptojnë atë si një “mashtrim”, Aeroporti i Manchester-it u rendit i gjashti dhe komenti është kryesisht për parkimin e makinave me çmim të lartë.

I shtati është aeroporti Orly i Parisit, ku dyqanet pa taksa mbyllen në orën 20:00 dhe kontrollet kufitare thuhet se janë shumë të ngadalta.

Në vendin e tetë është një tjetër aeroport portugez, ai i Portos, rreth të cilit ndahen mendimet – konkretisht, disa e konsiderojnë të shkëlqyer, e disa e kritikojnë për ushqimin e dobët dhe radhët e gjata.

Aeroporti Billy Bishop i Torontos u rendit i nënti dhe i dhjeti i Londrës Gatwick si më i keqi. I njëjti aeroport ishte në listën e më të këqijve në vitin 2020, në listën e Forbes. /tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit