5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Cilët fëmijë rrezikojnë të bëhen obezë

Më të lexuarat

Fëmijët e parë kanë një rrezik më të madh për të qenë mbipeshë ose obezë, për shkak të disa mekanizmave që shoqërojnë shtatzëninë e parë. Ky fakt konfirmohet nga një studim i Universitetit të Auckland, i publikuar në revistën “Scientific Reports”.

Shkencëtarët analizuan 26 persona të lindur fëmijët e parë dhe 24 të tjerë të lindur të dytët, që të gjithë burra mes moshës 40 dhe 50 vjeçare, të cilët iu nënshtruan një sërë analizash për gjendjen e tyre shëndetësore.

Nga krahasimi i të dhënave, rezultoi se fëmijët që kishin lindur të parët, ishin më shumë mbipeshë në raport me fëmijët e dytë. Por rezultoi gjithashtu se fëmijët e parë ishin më të prirur për tu prekur nga sëmundje të ndryshme, si goditjet në zemër apo kanceri. Në këtë linjë thuhet se arteriet të cilët ushqejnë plançetën e fëmijës së parë, janë ende në fazë maturimi, ndaj funksionojnë më pak, çka çon në efekte shëndetësore te fëmija/zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit