Folia ka përdorim të shumëfishtë. Përdoret çdo ditë, si për përgatitje të ushqimit ashtu edhe për ngrirje të thellë.
Në shikim të parë të gjitha foliet e aluminit duken të njëjta. Nëse e shikoni pak më mirë, do të vëreni që njëra anë e folies është mat, ndërkaq tjetra shkëlqen.
Ky dallim ndodh për shkak të procesit të prodhimit. Kjo do të thotë që në procesin final, dy shtresa folie kalojnë njëkohësisht nëpër cilindër, transmeton Telegrafi.
Ana e cila bie në kontakt me cilindrin e lustruar të çelikut bëhet më e shkëlqyeshme. Ana tjetër, e cila nuk bie në kontakt me atë cilindër, mbetet mat.
Sa i përket paketimit të ushqimit, thonë që nuk ka lidhje në cilën anë do ta ktheni, edhe pse disa prodhues të folieve të aluminit theksojnë që ushqimi duhet të jetë në kontakt me anën mat, sepse ashtu arrihet efekti më i mirë.
Pa marrë parasysh në cilën anë e keni vënë, folia e aluminit njësoj do ta kryejë punën edhe me rastin e ngrirjes së thellë, edhe me rastin e përgatitjes së ushqimit./tg