Departamenti amerikan i thesarit vuri në zbatim sanksionet e reja kundër naftës iraniane, Radio Televizionit dhe policisë kibernetike.
Masat e reja kufizojnë aksesin e Iranit në të ardhurat vetiake nga nafta, por përfshijnë gjithashtu edhe kufizime financiare ndaj medias shtetërore të Iranit. Sanksionet marrin efekt pas kalimit të një ligji në Kongres, rreth 6 muaj më parë. Të ardhurat, që do të sigurojë tashmë Irani nga shitja e naftës drejt 9 blerësve potencialë, përfshi këtu Kinën, Indinë dhe Turqinë, do të kreditohen në një llogari bankare në këto vende, duke mos u riatdhesuar në Iran. Nën këto sanksione, paratë mund të përdoren nga Irani vetëm për blerjen e të mallrave nga këto vende. Sanksionet e reja kundër Iranit sidomos ato kundër Radio Televizionit janë vendosur me pretekstin e gjoja censurës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Iran.