-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Cilat janë rregullat kur takohesh me një djalë besimtar për qëllim fejese?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum. A ka mundësi të më tregoni rregullat kur del me një djalë besimtar për qëllim fejese, p.sh. sa herë është e lejuar me dal në takim me mahrem, disa pyetje më kryesore që është mirë të bëhen. Mundësisht më tregoni rregullat që të mos bëj ndonjë gabim dhe më shumë rreth kësaj. Allahu ju shtoftë diturinë dhe ju shpërbleftë me Xhenet!

***

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Prej udhëzimit të Pejgamberit ﷺ është që djali dhe vajza kur dëshirojnë të martohen të dalin dhe të shihen njëri me tjetrin. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse një person dëshiron të martohet me një vajzë dhe ka mundësi ta shikojë, le ta shikojë.” (Ahmedi)

Ndërsa sa i përket se sa herë lejohet të dalin që të bisedojnë, në Islam nuk diçka të caktuar për këtë, kjo varet nga nevoja e të dyve që dëshirojnë të martohen; nëse kanë nevojë, lejohet të takohen edhe më shumë se një herë, mirëpo gjithmonë në prezencë të mahremit (përgjegjësit të femrës apo ndonjë mashkulli që e ka të ndaluar ajo martesën me të përgjithmonë) dhe që mos të teprohet.

Mashkullit i lejohet të shikojë fytyrën dhe duart e femrës po ashtu edhe femrës i lejohet të shikojë fytyrën e mashkullit, pasi qëllimi i daljes është që ata të pëlqehen për bukuritë e tyre dhe për ndonjë bisedë tjetër që i intereson.

Biseda se çfarë lejohet të bisedohet edhe kjo nuk është e cekur në islam, mirëpo lejohet të bisedohet për ato gjëra për të cilat kanë nevojë dhe dëshirojnë të dinë secili prej tyre për njëri-tjetrin.

Këto ishin pra disa rregulla të daljes me ndonjë vajzë apo djalë me qëllim që të martohesh me të.

Eroll Nesimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit