-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Cilat janë dobitë e mbulesës?

Më të lexuarat

Pyetja:

Cilat janë dobitë e mbulesës vetëm për shoqërinë njerëzore në këtë botë?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Të flasësh për këtë problematikë ka mjaft çfarë të thuhet dhe shtjellimi i saj mund të bëhet në shumë aspekte, por ne për shkak të kohës nuk do të ndalemi shumë, pasi për këtë mund të gjeni tema të shumta të shkruara.

Fillimisht duhet ta theksojmë atë se mbulesa ose veshja islame për femrën është një obligim si çdo obligim tjetër dhe kjo nuk guxon të kuptohet si një praktikë e cila është mirë të veprohet, por jo se është obligative.

Allahu i Lartësuar thotë:

“O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Ahzab, 59)

Ndërsa në lidhje me dobitë ne do t’i përmendim shkurt:

Hixhabi (mbulesa) është shenjë e devotshmërisë dhe përkushtimit. Zoti i Madhëruar thotë:
“O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë” (Araf, 26)

Hixhabi është adhurim i Allahut.
Mbulesa është pastrimi i zemrave.
Mbulesa është kryerje e adhurimit ndaj Allahut.
Mbulesa është mbrojtje nga dënimi.
Mbulesa mbron nderin dhe dinjitetin e femrës, etj.
Për më gjerësisht kliko:

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=586
Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit