Pyetja:
Kam disa ditë borxh nga Ramazani për shkak të ciklit menstrual, kam vendosur që t’i kompenzoj këtë muaj. A mundem të agjëroj të enjten dhe të premtën apo të premtën dhe të shtunën? Cilat ditë nuk lejohet t’i agjëroj?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ
Ju mundeni të agjëroni për të kompenzuar ditët e Ramazanit në çfarëdo dite të javës. Madje edhe nëse agjëroni vetëm të premtën.
Shejh Asim El Hakim