-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Cila fjalë e rrëzon Asociacionin serb të Komunave?

Më të lexuarat

A do të formohet Asociacioni serb i Komunave (ASK) sipas ligjeve ekzistuese të Kosovës, me ç’rast asociacioni do të zbriste në nivel të organizatave joqeveritare, apo Kosova do t’iu përshtatet dispozitave ashtu që ASK–së t’i takojnë kompetencat për të cilat është arritur marrëveshja në Bruksel?
Kjo është pika bazike e kontesti të Beogradit e të Prishtinës, e cila frenon formimin tij, pyetet gazeta serbe “Veçernje Novosti”.
 
Sipas informatave të cilat thotë t’i ketë kjo gazetë, qëndrimi i Prishtinës por edhe i disa shteteve të fuqishme evropiane, është që ASK duhet të formohet sipas ligjeve aktuale në Kosovë, dhe kjo, sipas kësaj gazete, transmeton koha.net, Asociacionin nuk do ta dallonte nga Asociacioni i komunave të Kosovës, i cili në statusin e vet është i përkufizuar si “organizatë jofitimprurëse”.
 
Në anën tjetër, Beogradi, pozicionin e vet e mbron me atë se gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ka insistuar që nga formulimi se “ASK do të bazohet në ligjet ekzistuese” të hiqe fjala “ekzistuese”.
 
Po ashtu në pikën e parë të Planit për Zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit theksohet detyrimi i përshtatjes së kornizës për ASK–në, thotë gazeta.
 
Këto mospajtime, sipas gjasave, do të tejkalohen në tavolinën e Brukselit, shpreson “Novosti”.
Rundi i ri i dialogut pritet të bëhet brenda më pak se një muaji.
 
Pala serbe ka paralajmëruar se ASK-në e do temë qendrore të këtij takimi dhe se nga kjo nuk do të heqë dorë.
 
Analisti politik Dushan Janjiq ka thënë se pala shqiptare shfrytëzon paqartësinë e Marrëveshjes së Brukselit:
 
“Aty shkruan se Asociacioni … do të jetë në përputhje ligjet e Kosovës”, por jo me cilat dhe këtu është lëshimi i palës serbe, të cilët nuk kanë kërkuar fjali të qarta para se ta vinin parafin. Tani kjo e forcon pozicionin e Prishtinës”. /koha/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit