Pyetja:
Cila është vlera e leximit të sures Ihlas?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi ﷺ ka thënë: ”Kush e lexon Kulhuvallahun deri në fund 10 herë gjatë ditës, Allahu do ia ndërtoj një pallat në xhenet.” [1]
Kjo është një dhunti shumë e madhe që Allahu na e jep me leximin e kësaj sureje dhe neve na ikë. Kurse ne në dunja punojmë 13 apo 30 vite nga 10 orë a më shumë punë, për të ndërtuar një shtëpi. Dhe në fund për një moment, një dënim nga Allahu dhe bëhet tokë. Ndërsa pallatin e xhenetit nuk ka kush ta prishë, ai nuk ndërtohet nga tulla betoni e lloqi, por nga një tullë me ari e tjetri prej argjendi. Dhe çimentoja mes tullave nuk është nga lloqi por është nga misku dhe shafrani. E me çka e fiton besimtari këtë, për sa vite? Jo me 30 vite punë, vetëm lexo 10 herë gjatë ditës Kulhuvallahun (Ihlasin), e cila nuk të merr më shumë se 7 sekonda. Këta 7 sekonda nga 10 herë, i bie 70 sekonda apo 1 minutë e gjysëm, të themi 2 minuta.
Ndërsa tani të gjithë neve po të na thuhet për të ndërtuar një pallat, ne themi se nuk mundemi ngase na duhet të punojmë, ta ndërtojmë një shtëpi në dunja e pastaj shohim. Pastaj udhëtojmë nga 50 kilometra e punojmë nga 10 apo 15 orë në ditë, udhëtojmë edhe 500 kilometra edhe 1000, shkojmë edhe në gurbet shkojmë e lëmë familjen vetëm e vetëm të ndërtojmë një shtëpi nga lloqi.
Po nesër ti do vdesësh, çfarë do të marrësh me vete? Asgjë. Por atë “Kulhuvallahu ehad..” do ta marrësh me vete.
Tani më i miri nga ne do të thotë: “Vallahi sot 10 herë do ta lexojë “Kulhuvallahun”!”. E më i dobti nga ne, nuk do e lexojë fare. Omeri kur e dëgjoi këtë tha: “Atëherë shumë do e lexojmë “Kulhuvallahun” o Resullah” e Pejgamberi ﷺ i tha: “Vallahi ka edhe më shumë edhe më mirë.”
Çka i bie kjo? Ti edhe 1000 herë ta lexosh, prapë te Allahu ka më mirë e më shumë. Ngase ti me ibadetin tënd nuk mund të ia konsumosh asnjëherë të mirat e Allahut.
Hoxhë Bekir Halimi
—————————————–
[1] Transmeton Imam Ahmedi.