Pyetje:
Çfarë rëndësie dhe vlere ka Mekeja për botën islame apo muslimanët në përgjithësi?
***
Përgjigje:
Allahu e bëri Meken vend dhuntie dhe sigurie për njerëzit.
Aty tubohen haxhilerët dhe dijetarët për t’i kryer obligimet e tyre në mënyrën më të qetë dhe më të mirë të mundshme, duke shpresuar shpêrblimin nga ana e Allahut dhe duke iu frikësuar dënimit të Allahut.
Gjithashtu, aty muslimanët e njohin njëri-tjetrin, këshillojnë njëri-tjetrin, diskutojnë gjëra të rëndësishme në lidhje me fenë, jetën dhe dunjanë e tyre.
Njashtu, muslimanët në Mekë shtojnë faljen e namazit dhe kryerjen e veprave të mira.
Komisioni i përhershëm i fetvave
Nga arabishtja: Suad Shabani