Përcillet se i Dërguari i Zotit, Muhamedi alejhi selam ka thënë:
” Kur Banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet dhe kur banorët e Xhehenemit të hyjnë ne Xhehenem, një lajmëtar do të thërrasë: ‘ O banorë te Xhennetit, te Allahu keni një premtim të cilin Ai dëshiron ta realizojë!’ Ata do të pyesin: ‘ A nuk na i ndriçoi fytyrat? A nuk na i rëndoi peshoret me veprat tona të mira? A nuk na shpëtoi prej Xhehenemit?’ Atëherë Allahu do ta zbulojë perden (e Fytyrës së Tij) dhe ata do ta shohin Atë. Pasha Allahun! Ai nuk u ka dhënë atyre asgjë më të dashur dhe qe do tu jepte kënaqësi më të madhe se sa shikimi i Fytyrës së Tij! ”
Nesaiu dhe hadithi është i saktë