Pyetje:
A është e vërtetë se leximi i sures Tebarek (suretu el Mulk) na mbron nga dënimi i varrit?
***
Përgjigje:
“Po! Hafëz Ibën Kethiri dhe të tjerë, në parathënien e tefsirit të kësaj sure, kanë përmendur një sërë hadithesh, që argumentojnë për vlerën e saj, kështu që shpresohet për atë që e mëson dhe e lexon atë me qëllim të mirë, ta shpie në mirësi të shumta, kjo pra nga ajo që argumentojnë këto hadithe të përmendura në vlerën e saj.”
Shejkh Salih bin Fevzan el Fevzan