-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Cila është arsyeja e përplasjes së Erdoganit me Fetullah Gylenin

Më të lexuarat

Përse rrezikon Erdogani duke u përlasur me xhematin e Fetullah Gylenit teksa zgjedhjet vendore dhe pas tyre zgjedhjet presidenciale janë në derë?

Nga: Hejthem el Kuheli

Pyetjet më të shumta që ka hedhur shtypi turk pak ditë më parë janë: “Përse rrezikon Erdogani duke u përlasur me xhematin e Fetullah Gylenit teksa zgjedhjet vendore dhe pas tyre zgjedhjet presidenciale janë në derë?” Përgjigja ndahet në dosje të shumta, ku ndër to është ajo e anijes Marmara, ajo e shefit të shërbimit sekret turk Hakan Fidan, dosja kurde, ushtria, shkollat private parapërgatitore dhe po ashtu edhe konflikti për influencë.
Asnjëherë Erdogani nuk ka qënë një krah politik për xhematin e Gylenit, por që në themelimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, edhe pse gjithmonë ka preferuar që të mos flasë për marëdhëniet e tij me Gylenin, që të gjithë e dinin se xhemati i Gyleni e kishte përkrahur Erdoganin dhe parinë e tij me vota në zgjedhje dhe kishte bërë marketing për të përmes institucioneve të ndërthurura dhe të përhapura në çdo vend, duke filluar nga Amerika deri në Afrikë, nga Azia e deri ne Evropë dhe në çdo vend të Turqisë, derisa filloi konflikti i hapur pas agresionit të forcave israelite mbi anijen Marmara.

Anija Marmara:
Pas agresionit të ushtrisë islaelite kundër anijes turke Marmara, që po drejtohej për të thyer bllokadën e Gazas dhe pas vrasjes së nëntë qytetarëve turq që gjendeshin në bordin e kësaj anijeje, kur Kryeminisitri turk Erdogan reagoi ashpër duke larguar ambasadorin israelit në Ankara dhe kur ky i fundit po bënte hapa seriozë drejt ndërprerjes së marëdhënieve me Israelin, Fetullah Gylen deklaroi për gazetën amerikane Wall Street se pala turke ishte fajtore, për arsye se anija Marmara nuk kishte marrë leje nga autoritetet Israelite për të hyrë në Gaza, duke e përshkruar këtë ngjarje si shkejle të së drejtës.

Hakan Fidani:
Menjëherë pas ngjarjes së anijes Marmara Erdogani emëron Hakan Fidanin në krye të shërbimeve secrete turke, njeriun të cilin shtypi turk e përshkruan si njeriu i detyrave të vështira dhe si njeriun hije , i cili i kishte qëndruar shumë afër Erdoganit. Hakani erdhi në detyrë si pasardhës i kolegëve të tij, të cilët ishin të akuzuar për bashkëpunim me Mosadin israelit. Por xhemati i Gylenit, për arsye jo të bëra publike, e refuzoi emërimin e Hakanit dhe vuri në efiçencë të gjitha kapacitetet e tij për ta rrëzuar atë.

Bisedimet e paqes me kurdët:
Gjatë kohës së shërbimit të tij në zyrën e Ahmed Davudgllusë në Ministrinë e Jashtme dhe pas marrjes së drejtimit të shërbimeve sekrete turke, Hakan Fidani krye disa bisedime të fshehta në kryeqytetin norvegjez Oslo me disa nga krerët e UPK-së (Ushtria e Punëtorëve të Kurdistanit) për të mbërritur në një marrëveshje paqeje dhe për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur midis shtetit turk dhe Partisë Kurde, por disa prokurorë të përgjithshëm dhe zyrtarë të rangut të lartë që i përkisnin xhematit të Gylenit i bënë publike këto bisedime dhe hapën hetime kundër Hakanit duke e akuzuar për besedime me armiqtë e atdheut dhe për tejkalim të kopetencave. Erdogani ndërhyri dhe e shpëtoi Hakanin nga gjykimi dhe nga mundësia për t’u burgosur, duke bërë një deklaratë shumë të ashpër ku u shpreh se: “Fidani është njeri që mban sekretet dhe leviz me direktiva të drejtëpërdrejta prej meje.” Gjithashtu Erdogani i siguroi Hakanit imunitet nga gjykata vetëm nëse rastet kur urdhri dilte prej kryeministrit. Gjithashtu Erdogani shkarkoi një numër të madh zyrtarësh sigurie dhe prokurorë të përgjithshëm dhe disa prej tyre i transferoi jashtë qyteteve kryesore, ku pjesa më e madhe e tyre i përkisnin lëvizjes së Gylenit.

Gjykimi i komandantëve të ushtrisë:
Edhe pse ish-kryekoloneli i ushtrisë Ilker Bashbug, të cilin gjykata dha vendimin për dënimin e tij me burg përjetë me akuzën e udhëheqjes së rrjetit sekret “Ergenekon” që synonte të përhapte trazira për të rrëzuar qeverinë turke, e kishte sulmuar disa herë xhematin e Gylenit, ky i fundit u shpreh pak para gjykimit të tij se: “Nëse do ishte në dorën time çështja e tij, unë do ta kasha liruar” duke akuzuar në këtë mënyrë Erdoganin për larje hesapesh dhe për përpjekje “për të goditur dy zogj me një gurë” duke e përshktuar këtë veprim si hipokrizi.

Ngjarjet në sheshin Taksim:
Pasi u ndezën protestat në sheshin Taksim në mes të Stambollit, pasi protestuesit mbyllëm pjesëm më të madhe të shesheve që gjallëronin në Turqi dhe më të rëndësishmit për turizmin, teksa Erdogani vazhdonte të fliste për një komplot botëror për të futur Turqinë në trazira dhe në një rreth vicioz, Gyleni kritikoi përshkrimin që i bëri Erdogani protestuesve duke i quajtur anarkistë dhe të gjitha mjetet mediatike të xhematit të tij u hodhën kundër Erdoganit duke kritikuar mënyrën sesi po sillej qeveria turke me ngjarjet.

Konvikti universitar i përzier:
Dhe një herë mjetet mediatike që i përkasin xhematit të Gylenin zbuluan për publikun sekretet e Erdoganit. Gazeta ZAMAN që i përket Gylenit boton me detaje një takim të brendshëm dhe të mbyllur të qeverisë të Erdoganit, gjatë cilës Erdogani shpreh shqetësimin për një konvikt universitar të përzier mes meshkujve dhe femrave, duke shprehur në të njëjtën kohën dëshirën për të ndaluar të tilla konvikte, gjë e cila shkaktoi një zhurmë të madhe në Turqi. Kjo shkaktoi gjithashtu një konflikt të mprehtë mes Erdoganit dhe këshillatarit të tij më të afërt Bülent Arınç.

Shkollat private parapërgatitore:
Qeveria turke mori vendim për mbylljen e të ashtuaquaturave “shkolla private përgatitore” për të cilat analistët shprehen se ato përfaqësojnë gjembin i cili i dhemb xhematit të Gylenit dhe për të cilat ky i fundit nuk mund të heshtë. Kjo ndodh për arsye se xhemati ka në pronësi jo më pak se çerekun e qëndrave private të provimeve, mbi të cilat bazohen një pjesë e mirë e popullsisë turke përsa i përket arsimit të mesëm në vend të institutive shtetërore, për arsye se këto qëndra nuk e detyrojnë nxënësin që të mësojë të gjitha programet arsimore shtetërore duke u mjaftuar vetëm me kryerjen e provimeve të fundvitit dhe sigurimin e sallave të studimit. Erdogani mendon se këto qëndra janë të dëmshme për dy arsye. Së pari, ato janë shumë të shtrenjta dhe përthithin shuma të mëdha parash që supozohej të shkonin në sistemin arsimor shtetëror. Nga ana tjetër – sipas mendimit të Erdoganit- këto qëndra sjellin dobësimin e nivelit arsimor tek nxënësi turk, për asrye se këto qëndra e përgatisin nxënësin vetëm që të kalojë provimet dhe nuk posejdojnë programe arsimore të plota, gjë e cila ka sjellë që Turqia të ketë një rënditje të ulët të arsimit në rënditjen botërore.
Gyleni e ka komentuar këtë vendim duke u shprehur: “Ata dëshirojnë të mbyllin gjithçka, deri edhe dyert e Xhenetit duan që t’i mbyllim…të paktën na lini ne të hyjmë” duke e përngjarë Erdoganin me ata që realizuan grushtin e shtetit në vitin 1980 dhe 1997. Ndërkohë Erdogani iu përgjigj: “Ata dëshirojnë që të kthehmi nga ky vendim…le ta dinë që ne nuk do të kthehemi kurrë.”
Qarkullojnë lajme se sipas disa satistikave të bëra nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim kanë konfirmuar se numri i votuesve nga xhemati i Gyleni nuk i kalon 3% të votuesve turq, ndërkohë që disa satistika të tjera tregojnë se numri i tyre mund të mbërrijë deri në 8% të votuesve turq./ifv

http://www.noonpost.net/content/1037

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit