-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cila është arsyeja e dorëheqjes sipas ambasadorit Malaj?

Më të lexuarat

Pas gjashtë vjetëve në krye të misionit diplomatik të Kosovës në Konfederatën Helvetike (Zvicër) dhe Principatën Lihtenshtajn, Naim Malaj ka ofruar dorëheqje nga ky post.

Në një letër – notë zyrtare të dërguar ministrit të punëve të jashtme, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hashim Thaçit, ai njofton për vendimin e tij i cili hyn në fuqi nga 1 qershori 2015.
 
“Pas 6 vitesh të kaluara në këtë pozitë të rëndësishme kam vendosur t`i përkushtohem familjes dhe t`i jap një orientim të ri karrierës sime profesionale duke filluar së shpejti një aktivitet në një organizatë ndërkombëtare me seli në Gjenevë”, thuhet ne letrën të cilën e ka parë albinfo.ch.
 
“Po ashtu dëshiroj t`ju shpreh falënderimin tim të veçantë për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në përfaqësimin e Republikës së Kosovës në këto dy vende mike”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit