Australia është duke u përballur me shkatërrimin e shkaktuar nga cikloni “Debbie”, i cili ka përmbytur zona të tëra dhe ka lënë të paktën tre të vdekur.
Të gjitha shkollat në jug-lindje Queensland, Australi, janë mbyllur për shkak të stuhisë që goditi rajonin më të populluar të shtetit të enjten.
Ciktoloni “Debbie” ka shkaktuar dëme të mëdha, rrëke shiu dhe ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetëra mijëra shtëpi.
Dëmet ekonomike mund të arrijnë në qindra miliona dollarë.
Një trup i tretë u gjet në Queensland të shtunën pasdite, por disa njerëz mbeten ende të zhdukur shkruan “BBC”.
Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka aktivizuar një plan kombëtar në përgjigje të fatkeqësive.