1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çifutët vendosin të rrënojnë një fshat palestinez në jug të Bregut Perëndimor

Më të lexuarat

Autoritetet izraelite kanë vendosur të rrënojnë plotësisht një fshat palestinez në jug të Bregut Perëndimor dhe për të dëbuar banorët e tij me pretendimet se ka vendbanime të ndërtuara pa leje, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Kjo është konfirmuar për Anadolu Agency, nga aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve, Rateb al-Jabour. “Një gjykatë izraelite ka lëshuar një urdhër për rrënimin e fshatit Susya dhe për të zhvendosur banorët e tij me pretendimin se fshati është ndërtuar në mënyrë të paligjshme në një vend që është nën kontrollin e Izraelit”- deklaroi Rateb al-Jabour për AA. Aktivisti në fjalë ka pretenduar se fshati është ndërtuar dhe populluar edhe para pushtimit izraelit të Bregut Perëndimor në vitin 1967.
 
Fshati është i populluar nga 350 palestinezëve, dhe kryesisht ata merren në jetën e përditshme me bujqësi dhe blegtori. Aktivisti shtoi se vendimi për shkatërrimin e fshatit në fjalë është marrë me qëllim të zgjerimit të vendbanimeve hebreje në atë zonë. Ndërkohë që në lidhje me pretendimet e Al-Jabour autoritetet izraelite nuk kanë bërë komente.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit