-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

CIA zyrtarisht e njeh PYD-në si grup terrorist të krahut sirian të PKK-së

Më të lexuarat

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) konfirmoi zyrtarisht se e sheh Partinë e Bashkimit Demokratik (PYD), i cili kryesohet nga kryetari Salih Muslim, si krah sirian të grupit terrorist të njohur ndërkombëtarisht si PKK.

Sipas seksionit të saj “The World Factbook” dhe nënkategorisë së Sirisë, agjencia renditi PYD-në me bazë në Siri, si një degë e PKK-së nën grupe terroriste të huaja.

Faqja e fundit u përditësua më 23 janar 2018.

Fakti që CIA e barazon YPG/PYD-në me PKK-në, krahas konfirmimit të “mbështetjes së hapur të një grupi terrorist, gjithashtu paraqet edhe një problematikë ligjore për vetë SHBA-në pasi është edhe anti-kushtetutës, transmetojnë mediat turke.

Kodi 18 i SHBA-së § 2339B mbi sigurimin e mbështetjes materiale për organizatat e huaja terroriste, qartë thotë se “kushdo që me vetëdije siguron mbështetje materiale ose burime për një organizatë terroriste të huaj, ose tenton apo bën komplot për ta bërë këtë, dënohet në bazë të këtij titulli ose burgoset jo më shumë se 20 vjet, apo të dyja, dhe, në rast vdekje të ndonjë personi, do të burgosen për një periudhë të caktuar vjetore ose për jetë”.

Në mënyrë të ngjashme, seksioni 2339A thotë se “kushdo që siguron mbështetje materiale ose burime ose fsheh ose maskon natyrën, vendndodhjen, burimin ose pronësinë e mbështetjes materiale ose burimeve”, duke ditur se një mbështetje e tillë do të përdoret për të kryer një nga veprat e përcaktuara në statut (shkatërrimi i avionëve, armëve biologjike ose kimike, zjarrvënie, duke shkaktuar lëndime ose vdekje, aktet e terrorizmit jashtë kufijve kombëtarë) do të jenë subjekt i ndjekjes penale.

Ky zbulim vjen pak kohë pasi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, përshkroi YPG në Sirinë veriperëndimore, e cila është një krah i armatosur i PYD-së, si “PKK”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit