Agjencia Qendrore e Zbulimit (Central Intelligence Agency, CIA) e SHBA-së ia hyri punës për mbylljen e bazave të veta sekrete në Afganistan, njoftojnë mediat amerikane.
Ky hap është kyç në procesin e transferimit të burimeve të CIA-s në vendet e tjera të trazuara në kuadër të planit të përgjithshëm për reduktimin e numrit të objekteve të Departamentit amerikan të zbulimit në Afganistan nga 10 deri në 6 dhe tërheqjen e trupave amerikane nga vendi deri në fund të vitit 2014.
Por baza kryesore ushtarake amerikane në Kabul do të mbetet, megjithatë, si dhe do të ruhet flota ajrore e avionëve pa pilot që patrullojnë zonat pranë kufirit me Pakistanin.