3.8 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Chomski: Intifada e popullit egjiptian kundër puçit ushtarak, e ringjalli shpirtin e pranverës arabe

Më të lexuarat

Chomski: Intifada e popullit egjiptian kundër puçit ushtarak, e ringjalli shpirtin e pranverës arabe

Mendimtari dhe aktivisti amerikan, Naom Chomski, ka deklaruar se intifada e popullit egjiptian kundër puçit ushtarak, e ringjalli shpirtin e pranverës arabe, mu atëherë kur e gjithë bota ishte bërë gati të shohë një popull të tërhiqet në heshtje drejt strofullës së tij, pas rrëzimit të presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi, në fillim të muajit të shkuar.
Këtë deklaratë, Chomski e bëri gjatë një interviste me gazetën turke Beni Shefek, ku foli për vizionin e tij rreth zhvillimeve të fundit të krizës në Egjipt.
Pyetjes lidhur me mendimin e tij për zhvillimet më të fundit në Egjipt, Chomski tha se ngjarjet në Egjipt duhen kuptuar përtej asaj që thuhet dhe duket. Ajo që e shtyri ushtrinë egjiptiane të sulmojë egërsisht demonstruesit, është mbrojtja e privilegjeve dhe luksit ekonomik në të cilin jetojnë krerët ushtarakë. Ata thjesht donin të mbrojnë perandorinë e tyre tradicionale që të mos u dalë duarsh. Ushtria nuk ishte e vetme në lëvizjet e saj, pasi një ndërhyrje e tillë kërkon mbështetjen e vendeve të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Ai tha se ajo që e ka habitur më shumë në krizën egjiptiane, ishte fakti se shumica e popullit nuk u frikësua nga masakrat e përgjakshme të realizuara nga duart puçiste. Zakonisht, puçet ushtarake krijojnë një atmosferë frike në shoqëri dhe popujt mbajnë krahun e puçistëve, sigurisht nga frika.  Por kjo nuk ndodhi në Egjipt, i cili u bë dëshmitar i shpërthimit mbarë popullor nga ana e mbështetësve të Mursi.
Chomski tha se shpërthimi i popullit egjiptian në demonstrata dhe vërshime në rrugë kundër puçit ushtarak, e la pa fjalë ushtrinë vendase, madje dhe vendet perëndimore. Bota është mësuar me skenarët tradicionalë të grushteve të shtetit dhe e kishte përgatitur veten që të shohë popullin të tërhiqet në heshtje në strofkullën e tij. Kjo nuk ndodhi në Egjipt, gjë e cila e ringjalli shpirtin e pranverës arabe.
Lidhur me ndikimin që kanë pasur tek ai skenat e vrasjes së civilëve paqësorë, Chomski tha:”Kushdo që e ka bërë diçka të tillë, do të paguajë një çmim të rëndë. Gjithashtu, ata që heshtën dhe nuk folën, do të kenë një fund të turpshëm. Këtu mund të flas në veçanti, për vajzën Esma Beltaxhi, të bijën e Muhamed Beltaxhit, njërit prej krerëve të Vëllazërisë Myslimane. Mendoj se sot, në Egjipt, askush nuk i frikësohet më grushteve të shtetit, ushtrisë dhe vdekjes. Ushtria egjiptiane vrau një vajzë në moshën e saj më të bukur me anën e snajperëve vrasës. Me këtë, ushtria donte ti përcjellë popullit mesazhin se kushdo që kërkon të rezistojë, do të ketë të njëjtin fund. Populli egjiptian nuk do të tërhiqet dhe do e vazhdojë rezistencën e tij gjer në fund, për hir të një jete me dinjitet në një vend të lirë.”
Lidhur me mbështetjen perëndimore për puçin në Egjipt, Chomski tha:”Deklaratat e rezervuara të vendeve perëndimore, BE, Izraelit dhe SHBA-ve, tregojnë se ato që ndodhin tani në Egjipt, kanë qenë të parashikuara më parë, madje, të planifikuara. Mendoj se loja është e qartë dhe lojtarët të njohur. Loja është; Mbajtja nën kontroll e Lindjes së Mesme. Por si? Nëpërmjet prishjes së rendit të një vendi si Egjipti, i cili konsiderohet si gur themeli i mbarë Lindjes së Mesme. Në këtë vend, nuk duhet të instalohet demokracia, ai nuk duhet të lejohet të shndërrohet në një vend të fuqishëm në rajon, si Turqia.
Pyetjes se çfarë mund të ndodhë nëse nuk përmirësohet situata në Egipt dhe si mund të ndikojë kjo në mbarë rajonin e LM, Chomski u përgjigj:”Nuk mendoj se ushtria do ta shuajë frymën e intifadës mbarë popullore kaq kollaj. Egjipti, në të gjithë historinë e tij, nuk ka luftuar kaq fort për hir të demokracisë. Egjipti është vend që ka rolin e tij themeltar në përcaktimin e ekuilibrave të Lindjes së Mesme.”
Lidhur me rolin e Turqisë në dy krizat egjiptiane dhe siriane, Chomski tha se Turqia ka qëndruar përkrah të persekutuarve dhe jo persekutorëve. Nuk është e vështirë të kuptosh qëndrimin e një vendi, i cili ka humbur po kaq shumë qytetarë për shkak të ngjarjeve të ngjashme. Është e lehtë ta kuptosh mbështetjen turke për vendet që akoma nuk e kanë provuar shijen e demokracisë, ashtu siç nuk duhet të harrojmë se rrugët që na çojnë drejt një demokracie të konsoliduar janë të gjata.”
Pyetjes nëse modeli turk është për vendet e Lindjes së Mesme, i ka frikësuar vendet perëndimore, Chomski iu përgjigj:”Pa dyshim që po. Turqia është një vend shumë i fuqishëm dhe kryeministri turk është një personalitet karizmatik. Turqia është një nga fuqitë e pakta të  cilat mund ta lidhin Lindjen e Mesme me Perëndimin, është një ndërmjetës i mirë. Mendoj se përsëritja e modelit turk në Egjipt, i frikësoi perëndimorët shumë. Ngjarjet në Egjipt, mund të jenë edhe si rezultat i mospranimit të Turqisë si një fuqi më vete tashmë.” /ardhmeriaonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit