Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Twitter se është kthyer në Venezuelë pas ndërhyrjes kundër kancerit, që e bëri në Kubë, njofton AFP.
“Ne kemi ardhur sërish në mëmëdhe, në Venezuelë”, ka shkruar Chavez.
“Falemnderit Zot. Falemnderit popull i dashur. Ne do të vazhdojmë trajtimin këtu”, është shprehur Chavez.
Chavez e ka kryer operimin e fundit në muajin dhjetor, cili ka qenë i katërti me radhë nga kanceri.
Në tetorin e kaluar është rizgjedhur president, por sëmundja nuk i ka lejuar të bëjë betimin për mandatin e ri.kohaislame