5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Çfarë u ndodhi myslimanëve të parë të Amerikës?

Më të lexuarat

Prania e myslimanëve në dokumente të datuara më shumë se sa një shekull para se liria e besimit të sanksionohej me ligj, si në kushtetutën e Virxhiniës në 1682 që i referohet “negrove, maurëve, mulatëve dhe të tjerëve, që janë lindur nën prindër me besim idhujtar, pagan dhe Muhamedan” të cilët “që mundet të blihen, prokurohen apo zotërohen si skllevër.”
 
Peter Manseau. Huffingtonpost
 
Çfarë do të thotë për një religjion që të jetë farkëtuar në historinë e Amerikës?
 
Prania e myslimanëve në ditët e para të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një fakt i mirënjohur për shkollarët – historianët numërojnë rreth dhjetë mijë të tillë – por ama kur muajin e shkuar presidenti Obama  u shpreh se “Islami është farkëtuar edhe në fabrikën e vendit tonë që prej themelimit të tij,” që u prit me një reagim mosbesues.Portreti i një skllavi mysliman, Jarrov Mamout nga Charles Willson Peale (1819)
 
Historiani kontroversial dhe i krishterë David Barton është  tallur për influencën e Islamit në Amerikë që mund t ketë qenë më së shumti në rolin që ndjekësit e Muhamedit kanë patur në tregtinë e skllevërve  dhe luftrat barbare, ndërsa kongresmeni i Karolinës së Jugut, Jeff Duncan, hamendësonte mos presidenti i “Jakarta elementary education” mund të jetë përgjegjës për pikëpamjet e tij për të djeshmen.
 
Një redaktor i një gazete katolike hodhi dyshimin për analfabetizmin e presidentit në fushën e historisë duke pyetur, “A mos është bërë dru?”
 
Por ky vend i madh i krishterë nuk ka nevojë edhe aq për argumente historikë, duke qenë se ka një histori shpirtërore  të larmishme.
 
Siç edhe kanë cilësuar kritikët e Obamës, asnjë prej etërve themelues të SHBA-ve nuk ka qenë mysliman. Thomas Jefferson dhe John Adams kishin nga një kopje të Kuranit, por ata kanë qenë të paditur për ekzistencën e myslimanëve të rinj në SHBA siç David Barton dhe Jeff Duncan janë po aq injorantë sot e kësaj dite.
 
Prania e myslimanëve në dokumente të datuara më shumë se sa një shekull para se liria e besimit të sanksionohej me ligj, si në kushtetutën e Virxhiniës në 1682 që i referohet “negrove, maurëve, mulatëve dhe të tjerëve, që janë lindur nën prindër me besim idhujtar, pagan dhe Muhamedan” të cilët “që mundet të blihen, prokurohen apo zotërohen si skllevër.”
 
Numri i myslimanëve në këtë tokë të krishterë mund të kishin barazuar popullsinë e grupeve të tjera të Amerikës së shekullit të 18. Në fakt, burrat dhe gratë që nuk kishin lidhje me Islamin në SHBA-në e re mund të kishin rivalizuar Metodistët apo Romanët Katolik dhe do t’ia kishin kaluar hebrenjve.
 
Askush nuk do të hidhte poshtë nocionin se besimet e tjera “janë farkëtuar në fabrikën e vendit tonë,” atëherë përse është harruar prania e myslimanëve në Amerikën e hershme? Një arsye vjen nga roli i religjionit në origjinën e skllavërisë, shumica e këtij roli të skllavit i vihet diferencës racore.
 
Disa prej ligjeve kryesore mbi skllavërinë ishin më shumë të shqetësuara me përmbajtjen e religjionit të forcave punëtore se me ngjyrën e lëkurës së tyre. Nga perspektiva Europiane e kohës, arsyeja e kësaj qe e qartë: Besimi mund të hapej në një mënyrë të tillë që ngjyra nuk mundej.
 
Madje në 1685,  një ligj spanjoll pohonte, “Futja e skllevërve Mihamedinë në Amerikë është e ndaluar për shkak të rrezikut që ato paraqesin në marrëdhëniet e tyre me indianët.” Diferencat religjioze është marrë si një formë e rrezikshme dhe shumë problematike.
 
Në kolonitë angleze të Amerikës së Veriut me të cilat ne e lidhim më së shumti historinë e kombit tonë, pronarët e skllevërve zakonisht pranonin që të Krishterët nuk duhet të ishin skllevër.  Shërbëtorët e krishterë mund t punonin për një kohë të përcaktuar nën një kontratë por skllavëria e tyre ishte e limituar në parim. Jo të krishterët, nga ana tjetër, mund të jenë përjetësisht skllevër.
 
Mirëpo kjo zgjidhje shumë shpejt u pa e pafrytshme. Nëse skllavëria ka qenë e përcaktuar në relacion me besimin, konvertimi do të qe një rrugë potenciale për të fituar lirinë. Vetëm pas ligjit Virxhini të 1667 i cili garantoi se baptizmi nuk do të “alternonte gjendjen e një njeriu mbi raportet  tij me lirinë,” kolonitë angleze deklaruan se të gjithë skllevërit, burra e gra, “të sjellura apo importuar në këtë vend, përmes detit apo tokës, qofshin Negro, Maurë, mulatë apo indinë do të konvertohen në besimin Kristian.”
 
Motivimi për këtë ishte më së shumti një çështje kontrolli se sa një dëshirë gjenuine për të përhapur ungjillin. Duke i kushtuar rëndësi “efekteve beneficiare të instruksionit në religjion” tek skllevërit, pronarët e tyre shkruan më pas, “ato të cilët janë rritur nën një hyqëm të tillë janë më të ndershëm, të besueshëm, moral dhe të devotshëm ndaj pronarëve të tyre dhe interesave të këtyre të fundit se sa ato që kanë përjetuar të njëjtat avantazhe më parë.”
 
Duke e parë kështu historinë, nuk kemi asnjë surprizë se përse prania e Islamit në të shkuarën tonë i bën disa të jenë të parehatshëm. Kjo histori është fshirë dhe rivendosur nga tradita fetare përmes së cilës shumica e Amerikanëve e identifikojnë sot veten.
 
Myslimanët kanë qenë këtu që në fillim, por besimet dhe praktikat e tyre që sollën me vete kanë zgjatur shumë pak. Eksperienca e tyre ka shërbyer si një kujtim se çdo besim është farkëtuar në fabrikën e vendit tonë i cili ka një të shkuar me dritë hijet e tij.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit