1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Çfarë thotë për ju gjatësia e gishtave?

Më të lexuarat

Personat me gishtin afër të voglit (gishti i unazës) më të shkurtër nga gishti tregues, e kanë më të theksuar vetëbesimin, janë krenarë dhe mendjemëdhenj, është një nga shpjegimet e studiuesve, gjetjet e të cilëve i transmeton Koha.net.
 
A)Mund të thuhet se personat me gishtin pranë të voglit më të gjatë se gishti tregues janë të bukur. Rrezatojnë sharm dhe për këtë arsye të tjerëve lehtë u dridhet zemra. Përveç kësaj, janë më agresivë dhe më të vendosur në marrjen e vendimeve dhe nuk e kanë për gjë t’u hyjnë rreziqeve. U përgjigjen profesionet: ushtar, inxhinier, lojtar shahu, dhe janë të suksesshëm në zgjidhjen fjalëkryqeve.
 
Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit me gishtin afër të voglit më të gjatë fitojnë më shumë se personat me gisht pranë të voglit më të shkurtër.
 
B)Njerëzit me gisht pranë të voglit më të shkurtër nga gishti tregues kanë më të theksuar vetëbesimin, janë krenarë dhe mendjemëdhenj. Kënaqen me vetmi dhe nuk u pëlqen kur pengohen gjatë kohës së lirë. Nuk janë persona që ndërmarrin hapin e parë në dashuri, por janë më të prirë të pranojnë interesimin që iu jepet.
 
C)Personat që i kanë të njëjtë gishtin pranë të voglit dhe gishtin tregues janë paqedashës dhe ndihen keq kur bien në konflikt. Janë të organizuar dhe përpiqen të pajtohen mirë me të gjithë njerëzit. I karakterizon fakti se janë të prirë të jenë besnikë në lidhjet që bëjnë, janë shumë skofiarë dhe të kujdesshëm ndaj partnerëve të tyre.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit